Home / Feja / Dhjetë ditët e Dhul Hixhes, dobitë dhe punët e pëlqyera në to

Dhjetë ditët e Dhul Hixhes, dobitë dhe punët e pëlqyera në to

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

 

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

 

Me çfarë i presim dhjetë ditët e dhul hixhes?

 

1. Pendim i sinqertë.

 

Muslimani i pret kohët e bindjes në tërësi me pendim të sinqertë dhe me një vendosmëri të sigurt për kthimin tek Allahu.

 

Pendimi për robin e Allahut është shpëtim si në dynja ashtu dhe në ahiret. Thotë Allahu:

 

“وَتُوبُوا إِلَى اللَّهِ جَمِيعًا أَيُّهَا الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ”

 

“…Pendohuni të gjithë te Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.” En Nur, 31.

 

2. Vendosmëria serioze në përfitimin e këtyre ditëve.

 

Muslimani duhet të tregojë kujdes të madh në ndërtimin e këtyre ditëve me vepra dhe fjalë të mira. Ai i cili tregon vendosmëri në diçka ndihmohet prej Allahut dhe i përgatit atij shkaqet, të cilat e ndihmojnë në plotësimin e veprës. Kush është i sinqertë me Allahun Allahu ia vërteton atij atë dhe thotë:

 

“وَالَّذِينَ جَاهَدُوا فِينَا لَنَهْدِيَنَّهُمْ سُبُلَنَا”

 

“E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t’i orientojmë rrugës për te Ne” El Ankebut, 69.

 

3. Largimi prej gjynaheve.

 

Dihet se bindja është shkak për afrim tek Allahu ndërsa gjynahet janë shkak për largimin ndaj Allahut dhe përzënie prej mëshirës së Allahut. Njeriut i ndalohet mëshira e Allahut për shkak të gjynaheve që vepron. Nëse shpreson në fshirjen e gjynaheve dhe lirimin prej zjarrit të xhehenemit parandaloje veten në mos rënien në gjynahe gjatë këtyre ditëve dhe të tjera veç saj. Kur e koncepton atë që kërkon, lehtësohet çdo përpjekje e bërë.

 

Përkushtohu vëlla musliman në përfitimin e këtyre ditëve, përmirëso pritjen e tyre para se të largohen ato dhe më pas të pendohesh.

 

Dobia e dhjetë ditëve të dhul hixhes

 

1. Allahu është betuar për to

 

Kur Allahu betohet në diçka tregon për madhështinë e vendit që zë dhe për dobinë e tij. I lartësuari betohet vetëm për atë që është e madhe. Thotë:

 

“وَالْفَجْرِ وَلَيَالٍ عَشْرٍ”

 

” Pasha agimin! Pasha dhjetë netët!” El Fexhër, 1-2.

 

Dhjetë netët bëhet fjalë për ato në dhul hixhes. Kështu kanë thënë xhumhurët, komentuesit dhe pasuesit, ka thënë Ibn Kethiri në komentimin e tij se ai është i saktë.

 

2. Ato janë ditë të njohura te të cilat lejohet dhikri

 

Thotë Allahu:

 

“وَيَذْكُرُوا اسْمَ اللَّهِ فِي أَيَّامٍ مَعْلُومَاتٍ عَلَى مَا رَزَقَهُمْ مِنْ بَهِيمَةِ الْأَنْعَامِ”

 

“…dhe që ta përmendin Allahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi) dhe për atë që i ka furnizuar me kafshë…” El Haxh, 28.

 

Xhumhurët thonë se ditët e caktuara janë dhjetë ditët dhul hixhes. Prej tyre është Ibn Umeri, Ibn Abazi.

 

3. Profeti ka dëshmuar për to se ato janë më të mira se ditët e dynjasë.

 

Transmetohet nga Xhabiri – kënaqësia e Allahut qoftë me të! – se Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – ka thënë:

 

وعن جابر رضي الله عنه أن رسول الله صلى الله عليه وسلم قال: “أفضل أيام الدنيا العشر يعني عشر ذي الحجة قيل ولا مثلهن في سبيل الله قال ولا مثلهن في سبيل الله …”رواه البزار وابن حبان وصححه الألباني

 

“Ditët më të mira të dynjasë janë dhjetë. D.m.th.: dhjetë ditët e dhul hixhes. Thuhet: “Nuk ka të ngjashme si to në rrugën e Allahut.” Tha: “Nuk ka të ngjashme si to në rrugën e Allahut me përjashtim të një personi” Transmeton El Bezari, e saktësoi Albani.

 

4. Në këto ditë është dita e Arafatit.

 

Dita e Arafatit është dita e haxhit të madh, dita e faljes së gjynaheve, dita e lirimit prej zjarrit të xhehenemit.

 

5. Në këto ditë është dita e kurbanit.

 

Për disa dijetarë kjo është më e mira ditë e vitit.

 

عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ قُرْطٍ عَنْ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ: “إِنَّ أَعْظَمَ الْأَيَّامِ عِنْدَ اللَّهِ تَبَارَكَ وَتَعَالَى يَوْمُ النَّحْرِ ثُمَّ يَوْمُ الْقَرِّ ” أبو داود والنسائي وصححه الألباني

 

Transmetohet nga Abdullah bin Kurtin se Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – ka thënë: “Me të vërtetë dita më e madhe tek Allahu është dita e kurbanit, më pas dita që pason” Ebu Daudi, Nesai e saktëson Albani.

 

6. Në to përmblidhen nënat e adhurimit.

 

El Hafidh Ibn Haxher ka thënë: “Ajo që nxjerrë në pah shkakun e dallimit të dhjetë ditëve të dhul hixhes është për vendin e përfshirjes në të të nënave të adhurimit, si: namazi, agjërimi, sadakaja dhe haxhi.

 

Punët e mira në dhjetëditëshin e dhul hixhes

 

عَنْ ابْنِ عَبَّاسٍ قَالَ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: “مَا مِنْ أَيَّامٍ الْعَمَلُ الصَّالِحُ فِيهَا أَحَبُّ إِلَى اللَّهِ مِنْ هَذِهِ الْأَيَّامِ يَعْنِي أَيَّامَ الْعَشْرِ قَالُوا يَا رَسُولَ اللَّهِ وَلَا الْجِهَادُ فِي سَبِيلِ اللَّهِ قَالَ وَلَا الْجِهَادُ فِي سَبِيلِ اللَّهِ إِلَّا رَجُلٌ خَرَجَ بِنَفْسِهِ وَمَالِهِ فَلَمْ يَرْجِعْ مِنْ ذَلِكَ بِشَيْءٍ”

 

Ibn Abazi – kënaqësia e Allahut qoftë me të! – ka thënë se ka thënë Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të!–: “Nuk ka ditë ku puna e mirë në të të jetë më e dashur tek Allahu se në këto ditë.” D.m.th.: dhjetë ditët. Thanë: “O i Dërguari i Allahut, as xhihadi në rrugë të Allahut?” U tha: “As xhihadi në rrugë të Allahut, me përjashtim të atij personi, i cili del me veten e tij, me pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjë gjë.” Buhari.

 

وعن عبد الله بن عمر رضي الله عنهما قال: كنت عند رسول الله صلى الله عليه وسلم قال: فذكرت له الأعمال فقال: “ما من أيام العمل فيهن أفضل من هذه العشر” قالوا: يا رسول الله، الجهاد في سبيل الله؟ فأكبره. فقال: “ولا الجهاد إلا أن يخرج رجل بنفسه وماله في سبيل الله، ثم تكون مهجة نفسه فيه” رواه أحمد وحسن إسناده الألباني.

 

Abdullah bin Umer – kënaqësia e Allahut qoftë me të! – ka thënë: Kam qenë te Profeti dhe i kam përmendur veprat. Tha: “Nuk ka ditë që puna në to të jetë më e mirë se e dhjetë ditëve të dhul hixhes. Thanë: “O i dërguar i Allahut, është xhihadi në rrugë të Allahut? E çmoj atë dhe tha: “As xhihadi, me përjashtim të personit që del në rrugën e Allahut me veten e tij, me pasurinë e tij dhe më pas kurajon veten e tij në të.” Imam Ahmed, e përmirësoi senedin e tij Albani.

 

Të dy këto hadithe tregojnë se çdo vepër e mirë që kryhet në dhjetë ditët e dhul hixhes janë më të dashura tek Allahu se çdo ditë tjetër. Gjithashtu, hadithet tregojnë se vepruesi në dhjetë ditët e dhul hixhes është më i mirë se ai që lufton në rrugë të Allahut dhe kthehet me pasurinë e tij.

 

Vëlla mysliman!

 

Kur ty të bëhet e ditur mirësia e veprës në dhjetë ditët e dhul hixhes prej ditëve të tjera tregon mirësinë e Allahu për robërit e Tij. Ky është një moment i madh që duhet shfrytëzuar me një përkushtim të madh në të gjitha llojet e bindjes ndaj Allahut. Kjo ka qenë dhe gjendja e të parëve tanë punëmirë.

 

Ebu Theman En Nehdi ka thënë: “Kanë qenë të parët tanë që lartësonin tri dhjetëditësh. Dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, dhjetë ditët e para të Dhul hixhes dhe dhjetë ditët e para në Muharrem.

 

Veprat e pëlqyera për muslimanin, të cilat kërkojnë përkushtim dhe shtim në këto ditë janë:

 

1. Kryerja e haxhit dhe e umrës.

 

Të dyja janë prej veprave më të mira që kryen në dhjetë ditët e dhul hixhes e kush i kryen ato në këto ditë shpërblimi i tij është xheneti.

 

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ: “الْعُمْرَةُ إِلَى الْعُمْرَةِ كَفَّارَةٌ لِمَا بَيْنَهُمَا وَالْحَجُّ الْمَبْرُورُ لَيْسَ لَهُ جَزَاءٌ إِلَّا الْجَنَّةُ” متفق عليه

 

Transmetohet prej Ebu Hurejrës – kënaqësia e Allahut qoftë me të! – se Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – ka thënë: “Umra deri te Umra tjetër është fshirëse të gjynaheve midis tyre dhe haxhi i pranuar ka si shpërblim xhenetin.” Buhari dhe Muslim.

 

Haxhi i pranuar është ai që përputhet me udhëzimin e Profetit alejhi selam dhe që nuk përzihet me gjynahe si: syefaqësia, fama, vepra të turpshme, kundërshtimi i ligjeve. Por duhet të jenë të mbushura me vepra të mira.

 

2. Agjërimi.

 

Nuk ka dyshim se agjërimi, lloji e punëve të mira, është edhe më i mirë, të cilin Allahu e zgjodhi për Veten Tij.

 

هُرَيْرَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ قَالَ سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ: “قَالَ اللَّهُ عَزَّ وَجَلَّ كُلُّ عَمَلِ ابْنِ آدَمَ لَهُ إِلَّا الصِّيَامَ هُوَ لِي وَأَنَا أَجْزِي بِهِ” متفق عليه

 

Ebu Hurejra – kënaqësia e Allahut qoftë me të! – ka thënë: Kam dëgjuar Profetin – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të – të thotë: “Ka thënë Allahu: ‘Çdo punë e birit të Ademit është e tij, ndërsa agjërimi është i Imi dhe shpërblej me të’. ” Buhari dhe Muslim.

 

Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – e veçoj agjërimin ditën e Arafatit midis dhjetë ditëve të dhul hixhes për të shtuar kujdesin dhe qartësoi dobinë e agjërimit të asaj ditë.

 

عَنْ أَبِي قَتَادَةَ أَنَّ النَّبِيَّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ: “صِيَامُ يَوْمِ عَرَفَةَ أَحْتَسِبُ عَلَى اللَّهِ أَنْ يُكَفِّرَ السَّنَةَ الَّتِي قَبْلَهُ وَالسَّنَةَ الَّتِي بَعْدَهُ” مسلم

 

Transmetohet prej Ebu Katades se Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – ka thënë: “Agjërimi ditën e Arafatit llogaritet tek Allahu si fshirës i gjynaheve të vitit para tij dhe pas tij.” Muslimi. Imam Neueui ka thënë: “Agjërimi i Arafatit është i pëlqyer.”

 

3. Namazi.

 

Është prej veprave të mëdha dhe më së shumti mirësi dhe për këtë muslimani e ka për detyrë të përkushtohet në të në kohën e vetë dhe me xhemat. Në këto ditë të shtojë namazet vullnetare, pasi janë mënyra më e mirë për t’u afruar tek Allahu.

 

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: “إِنَّ اللَّهَ قَالَ وَمَا يَزَالُ عَبْدِي يَتَقَرَّبُ إِلَيَّ بِالنَّوَافِلِ حَتَّى أُحِبَّهُ” البخاري

 

Ebu Hurejra – kënaqësia e Allahut qoftë me të! – ka thënë: Ka thënë Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! –: “Allahu ka thënë: ‘Vazhdon robi im të më afrohet Mua me nafilet, derisa ta Dua atë’.” Buhari.

 

4. Tekbiri, falënderimi, tahlili dhe dhikri.

 

عَنِ ابْنِ عُمَرَ عَنْ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ: “مَا مِنْ أَيَّامٍ أَعْظَمُ عِنْدَ اللَّهِ وَلَا أَحَبُّ إِلَيْهِ مِنْ الْعَمَلِ فِيهِنَّ مِنْ هَذِهِ الْأَيَّامِ الْعَشْرِ فَأَكْثِرُوا فِيهِنَّ مِنْ التَّهْلِيلِ وَالتَّكْبِيرِ وَالتَّحْمِيدِ” أحمد

 

Transmetohet nga Ibn Umeri – kënaqësia e Allahut qoftë me të dy! – se Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – ka thënë: “Nuk ka ditë më të mëdha dhe të dashura tek Allahu dhe të punuarit në to se në dhjetë ditët e Dhul Hixhes. Shtoni në këto ditë tahlilin, tekbirin dhe falënderimin.” Imam Ahmed.

 

Buhariu ka përmendur se Ibn Umerit dhe Ebu Hurejra – kënaqësia e Allahut qoftë me të dy! –, të cilët kanë dalë në treg në këto dhjetë ditë bënin tekbiret dhe njerëzit bënin të njëjtën gjë. Ka thënë: “Ka qenë Umeri në kubën e tij në Mina dhe bënin tekbiret që ta dëgjonin njerëzit në xhami dhe ata bënin të njëjtën gjë. Dhe tregtarët bënin tekbiret sa që Mina dridhej nga tekbiret. Ka qënë Ibn Umeri që bënte tekbiret në Mina gjatë atyre ditëve pas namazeve, në vendin e fjetjes, në tendë, mexhlis dhe ecje në të gjitha ditët.”

 

Është e pëlqyer që tekbiret në këto ditë të bëhen me zë të ngritur dhe duhet të tregojnë kujdes prej tekbireve kolektive gjë e cila nuk është përcjellë prej Profetit dhe nga asnjë prej të parëve. Prej sunetit është që çdo njeri ta bëjë më vete.

 

ابن عمر رضي الله عنهما : ” أن رسول الله كان يخرج في العيدين .. رافعاً صوته بالتهليل والتكبير .. .” البيهقي صححه الألباني

 

Transmetohet prej Ibn Umerit – kënaqësia e Allahut qoftë me të dy!- se Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – ka thënë: “Në festat e Bajramit Profeti dilte duke ngritur zërin me tekbire dhe tahlile…” Bejhaki, e saktëson Albani.

 

Ibn Tejmija ka thënë: “Thënia më e saktë për tekbirin është ajo e xhumhurëve dhe dijetarëve prej sahabëve dhe imamëve se tekbiri fillon prej sabahut të ditës së Arafatit, deri në ditën e fundit të teshrikut, pas çdo namazi.”

 

Ka thënë Ibn Haxher: “Më e sakta që përmendet tek sahabët është thënia e Aliut dhe e Ibn Mes’udit, të cilët thonë: “Tekbiri fillon prej sabahut të ditës së Arafatit, deri në ditën e fundit të qëndruarit në Mina.” E ka nxjerrë këtë Ibn Mundhiri dhe të tjerë veç tij. Allahu është i dijshëm.

 

Për formën e tekbireve pohohet prej sahabëve më shumë se një formë:

 

عن ابن مسعود رضى الله عنه : ” أنه كان يكبر أيام التشريق : الله أكبر الله أكبر لا إله إلا الله والله أكبر الله اكبر ولله الحمد ” . أخرجه ابن أبي شيبة صححه الألباني

 

Transmetohet prej Ibn Mes’udit – kënaqësia e Allahut qoftë me të! – “Ai ka bërë tekbirin ditët e teshrikut: Allahu ekber, Allahu ekber, la ilahe il Allahu uAllahu ekber, Allahu ekber ue lilahil hamd.

 

الله أكبر الله أكبر لا إله إلا الله والله أكبر الله اكبر ولله الحمد

 

Ibn ebi Shejbe, e ka saktësuar Albani.

 

5. Sadakaja.

 

Kjo është prej veprave të mira dhe për muslimanin është e pëlqyer që t’i shtojë sa më shumë ato këto dhjetë ditë të para të dhul hixhes. Allahu ka nxitur për këtë duke thënë:

 

” يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا أَنْفِقُوا مِمَّا رَزَقْنَاكُمْ مِنْ قَبْلِ أَنْ يَأْتِيَ يَوْمٌ لَا بَيْعٌ فِيهِ وَلَا خُلَّةٌ وَلَا شَفَاعَةٌ وَالْكَافِرُونَ هُمُ الظَّالِمُونَ”

 

“O ju që keni besuar, para se të vijë një ditë kur nuk do të ketë as shitblerje, as miqësi, e as ndërmjetësim, jepni nga ajo me çka Ne u furnizuam juve. Jobesimtarët janë mizorë.” El Bekare, 254.

 

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ عَنْ رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ: “مَا نَقَصَتْ صَدَقَةٌ مِنْ مَالٍ” مسلم, الترميذي, أحمد

 

Transmetohet nga Ebu Hurejra – kënaqësia e Allahut qoftë me të! – se Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – ka thënë: “Nuk pakësohet pasuria prej sadakasë…” Muslim, Termidhi, Imam Ahmed.

Check Also

Forcat ajrore Ruse ‘kthejnë pozitën e terroristëve’ në Siri

Me mbi 87 përqind të territorit Sirian tashmë të çliruar nga ISIS dhe mbi 96,000 …