Home / Bota / Detyra jonë ndaj emigrantëve dhe refugjatëve

Detyra jonë ndaj emigrantëve dhe refugjatëve

Md. Shahidul Haque

Ndalimi i paracaktuar për refugjatët sirianë i vendosur nga Shtetet e Bashkuara ka hedhur në qendër të vëmendjes një nga sfidat më të mëdha të kohës sonë. Çfarë duhet të bëjmë me miliona refugjatë që ikin nga lufta dhe persekutimi në mbarë botën?
Shkalla e krizës së sotme së refugjatëve është tronditëse: në mbarë botën, 65 milionë njerëz kanë qenë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre; dhe vetëm në vitin 2016, më shumë se 7.500 emigrantë – burra, gra, dhe fëmijë – vdiqën ndërsa dëshpërimisht ishin në përpjekje për të gjetur një vend më të sigurt sesa ai që lanë pas. 5,083 refugjatë u mbytën në në detin Mesdhe.

Në Detin Andaman, mijëra emigrantë janë bllokuar në anije, pa arritur në portin e zbarkimit, ndërkohë që trafikantët i mbajë ato peng me qëllim që të përfitojnë shpërblim; situata të ngjashme janë vërejtur në Sahel, në Bririn e Afrikës, dhe në Amerikën Qendrore. Ndërkohë, ndjenja anti-emigrante në vendet pritëse po arrin kulmin. Në vend të ndërtimit të besimit, shumë politikanë kanë mbjellur frikë, dhe kanë bërë thirrje për diskriminim etnik apo fetar kundër atyre që kanë qenë të detyruar të largohen nga vendet e tyre. Në vend të nxitjes së migracionit të sigurt dhe të rregullt, shumë vende propozojnë politika për të reduktuar ose ndaluar krejt migrimin.

Në një klimë të tillë politike, disa politikanë janë përpjekur të minimizojnë detyrimet e tyre ligjore dhe humanitare ndaj refugjatëve dhe emigrantëve duke lënë të kuptohet se asnjëri prej tyre meriton mbrojtje. Të tjerët, ndërkohë, kanë pranuar pa dëshirë detyrën e vendeve të tyre për të pranuar refugjatë, por më pas kanë deklaruar se të gjithë emigrantët ekonomikë duhet të largohen.

Sipas Konventës së Refugjatëve të vitit 1951, komuniteti ndërkombëtar ka një detyrim ligjor për të mbështetur të drejtat e personave të zhvendosur. Dhe, në bazë të Konventës 1990 mbi të Drejtat e Emigrantëve, vendet janë moralisht dhe politikisht të detyruar të mirëpresin emigrantët që janë prekur nga nevojat e zhvendosjes. Në të vërtetë, në kuadër të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara për vitin 2030, udhëheqësit e botës duhet të identifikojnë refugjatët, si edhe emigrantët e pambrojtur, të zhvendosuri brenda vendit, nëse ata kanë nevojë për mbrojtje. Në bazë të këtyre objektivave për zhvillim të qëndrueshëm të hartuar në koordinim me OKB-në, në mënyrë të veçantë liderët botëror, janë zotuar të bashkëpunojnë në mënyrë “për të sigurua një emigracion të sigurt, të rregullt duke përfshirë respektimin e plotë të drejtave të njeriut dhe trajtimin human të emigrantëve pavarësisht statusit të migracionit, të refugjatëve dhe të personave të zhvendosur”.

Asnjë person i arsyeshëm nuk duhet të ndalojë lëvizshmërinë e njeriut. Emigrantët, në fund të fundit, do të sjellin përfitime të mëdha në vendet pritëse, si dhe në vendet e tyre të origjinës. Dhe ende askush nuk mund të mohojë sfidën që vjen nga flukset e parregullta të emigrantëve dhe refugjatëve.

Njerëzit që ndërmarrin një udhëtimin të parregullt, janë ata që jashtëzakonisht janë të prekur nga një situatë tejet e vështirë pavarësisht statusit që mund të marrin: emigrant apo refugjat. Duke përdorur kanalet jozyrtare dhe duke shmangur detyrimet ligjore për kalimin e kufijve, ata pa dashje minojnë sundimin e ligjit. Shumë prej tyre janë të detyruar për të kërkuar shërbimet e kontrabandistëve, nga ana e tij duke kontribuar në krimin e organizuar. Në fund të fundit, sfidat me të cilat përballen emigrantët dhe refugjatët, si dhe ndihma që ata kanë nevojë nga qeveritë dhe bashkësia ndërkombëtare, janë shumë të ngjashme, edhe pse, natyrisht, e drejta ndërkombëtare i siguron refugjatëve mbrojtje shtesë, duke përfshirë moskthimin në vendin e origjinës.

Shtatorin e kaluar, udhëheqësit e botës morën pjesë në Samitin e OKB-së për Refugjatët dhe Emigrantët. Në fund të këtij takimit, delegatët miratuan Deklaratën Neë York, ku u përfshin angazhimet për të trajtuar emigrantët dhe nevojat, sfidat e përbashkëta të refugjatëve, dhe u përshkruan proceset për zhvillimin global duke ndarë përgjegjësinë në ndihmën e refugjatëve, dhe për të siguruar të sigurt, të rregullt, dhe migrimit të rregullt.

Flukset e sotme të emigrantëve dhe refugjatëve janë pjesë e pandashme e një realiteti të ri kompleks gjeopolitik, dhe nëse ata nuk trajtohen në mënyrë efektive çështja do nuk të përparojë me hapa konkret pozitiv. Vetëm duke pranuar në mënyrë të qartë lidhjet mes emigrantëve dhe flukset e refugjatëve mund të sigurojë që të gjitha shtetet anëtare të OKB-së të bien dakord që ti përmbahen deklaratave dhe samiteve në të cilat kanë qenë pjesëmarrëse.

Të gjitha vendet e botës kanë një mundësi unike për të zhvilluar një kornizë gjithëpërfshirëse në adresimin e lëvizshmërisë njerëzore në të gjitha dimensionet e saj – nëse refugjatët dhe emigrantët të cilët janë të detyruar të lëvizin, madje duke përdorur rrugë jo ligjore të cilat i kanë çuar në humbjen e jetëve të tyre, gjithçka që kanë bërë deri më sot e kanë kryer vetëm duke menduar për një të ardhme më të mirë. Duke punuar së bashku drejt një zgjidhje koherente, ne mund të përmirësojë ndjeshëm qeverisjen globale të lëvizshmërisë njerëzore. Ky vetmi i vetmi opsion realist për të ndihmuar njerëzit në lëvizje dhe për forcimin e komuniteteve që këto persona në zhvendosje do t’i etiketojë në një të ardhme si shtëpinë e tyre.

Check Also

Macron si Trampi, kërkon “ringritjen e Evropës” në kurriz të punëtorëve dhe emigrantëve

Agim Fazliu Lideri karizmatik i Francës, Emanuel Macron, po kërkon “ringritjen e Evropës”. I ardhur …