Home / Troje Shqiptare / Kosova / Detajet e reja: sulmuesi i ambasadës së SHBA në Podgoricë ishte serb i dekoruar nga Millosheviçi

Detajet e reja: sulmuesi i ambasadës së SHBA në Podgoricë ishte serb i dekoruar nga Millosheviçi

Policia malazeze bëri të ditur se personi që ka sulmuar ambasadën amerikane në Podgoricë është një shtetas serb i quajtur Dalibor Jaukoviç.

Vijesti thekson se atentatori banonte në Podgoricë por ishte lindur në Kraljevo, një qytet i Serbisë.

Ai në postimet e hedhura në rrjetet sociale kundërshtonte hapur hyrjen e Malit të Zi në NATO.

Ai gjithashtu kishte publikuar një dekoratë në faqen e tij të facebook që mbante firmën e Sllobodan Milosheviçit.

Sipas kësaj dekorate, del se Jaukoviç kishte qenë pjesë e Ushtrisë Jugosllave, e cila e kishte nderuar për “rolin e madh në mbrojtjen e atdheut”.

Tani po zhvillohen hetimet mbi lidhjet e mundshme të sulmuesit dhe arsyet e thella të aktit.

Pikërisht sot, ministri i Jashtëm rus zhvillon një vizitë në Serbi për të shënuar 180-vjetorin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe Serbisë.

Ndërkaq, ambasada ruse në Podgoricë ka rritur masat e sigurisë nga një frikë se do të ketë një reagim nga njerëz që e lidhin sulmin me njerëz që janë frymëzuar nga Moska. 

Check Also

Video: Hoxhë Mazllam Mazllami Në Prizrën është Liruar Nga Akuzat Dhe është Dal Plotësis…

Hoxhë Mazllam Mazllami Në Prizrën është Liruar Nga Akuzat Dhe është Dal Plotësisht i Pafajshëm …