Home / Troje Shqiptare / Kosova / Deputetja serbe: Konfliktet e ngrira në Ballkan mund të shkrijnë në çdo kohë

Deputetja serbe: Konfliktet e ngrira në Ballkan mund të shkrijnë në çdo kohë

Bashkimi Europian ka qenë i paqëndrueshëm në politikën e tij kundrejt Ballkanit dhe Serbisë në veçanti, kur është fjala për promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon, tha për Sputnik ish-ambasadorja e Serbisë në Itali, Sanda Rashkoviç Iviç.

“Në teori, Bashkimi Evropian qëndron për stabilitet, por e ka promovuar atë në kurriz të interesave të Serbisë dhe popullit serb që jeton në republika të tjera ish-Jugosllave, kryesisht Bosnje, ku Republika Srpska është një faktor që ka penguar krijimin e një shteti të unifikuar,” tha deputetja.

Sanda Rashkoviç Ivic tha gjithashtu se Beogradi do të duhej ta pranonte pavarësinë e Kosovës në një moment, të paktën në heshtje, nëse jo drejtpërdrejtë.

“Serbia gjithashtu do të duhet të krijojë marrëdhënie të përzemërta me Kosovën. Për mua kjo tingëllon si skizofreni pasi nuk mund të krijosh marrëdhënie miqësore me veten”, shtoi ajo.

Natasha Dragojloviç, koordinatore e Konventës Kombëtare për Bashkimin Europian (NCEU), vuri në dukje se Bashkimi Europian duket se po promovon marrëdhënie më të ngushta me Serbinë, por ky proçes nuk është duke lëvizur askund.

“Kapituj të rinj janë shtuar në dosjen e negociatave me BE-në, por ka ngërç në shumë fusha. Disa proçese janë në vazhdim, por gjendja e vërtetë është si më poshtë: ata që jetojnë në Ballkan janë gjithnjë e më pak të prirur për të mbështetur BE-në, ndërsa të gjitha krizat që shqetësojnëbllokun kanë ndikuar në Ballkan,” tha ajo.

Dragojloviç sugjeroi që standardet e dyfishta janë arsyeja kryesore që serbët po bëhen më pak entuziastë për projektin e integrimit evropian.

Analistja tha se ka konflikte të ngrira në Ballkan të cilat janë ruajtur nga shpërthimi për shkak të marrëveshjeve ndërkombëtare, duke përfshirë Marrëveshjen e Dejtonit të viti 1995 që ndihmoi në përfundimin e Luftës së Bosnjes.

“Një konflikt i ngrirë mund të shkrihet lehtësisht në çdo kohë. Gjithçka varet nga ata që janë përgjegjës për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit”, tha ajo. “Për ne Bashkimi Evropian është një çështje politike dhe ekonomike, por ne jemi të rëndësishëm vetëm përsa i përket sigurisë. Ata duan që kufijtë e tyre të jenë të sigurt. Ata nuk do të provokojnë tensione [në Ballkan]”. / © Gazeta Impakt

Check Also

Pas namazit të sabahut ulet për të lexuar Kur’an dhe ndërron jetë në xhami (VIDEO)..

Vdekja është një ngjarje e madhe, një realitet i pashmangshëm, një fatkeqësi që do ta …