Home / Troje Shqiptare / Kosova / Deputetja e Kosovës kërcënon ashpër Serbinë, por me drejtshkrimin nuk qëndron mirë

Deputetja e Kosovës kërcënon ashpër Serbinë, por me drejtshkrimin nuk qëndron mirë

Në disa fjali të shkruara në Facebook me plot gabime drejtshkrimi, Besa Gaxherri shkroi se Kosova duhet të fillojë negociatat me Serbinë për hapjen e një kontesti të ri territorial mes dy vendeve: atë të Nishit dhe Prokuples.

Që deputetët e Kuvendit të Kosovës të mos dinë të shkruajnë gjuhën e tyre pa gabime, ka ndodhur edhe më parë. Por, që një deputete të shkruajë gabimisht gjuhën shqipe e përmes të njëjtit shkrim të kërcënojë me pretendime territoriale një shtet tjetër, nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë.

Por, këtë tabu e ka thyer deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxheri, e cila në një shkrim përplot me gabime drejtshkrimore ka kërcënuar shtetin e Serbisë me fillimin e negociatave për “pronat e shqiptarëve në Nish e Prokuple”.
Gaxheri reagoi ndaj iniciativës potenciale të Serbisë për pretendime territoriale kundrejt Kosovës.

“Iniciativa e Beogradit me pretendimet territoriale kundrejt Kosoves dhe angazhimi i disa individeve të BE-së e ca shqipëtarëve miop, është thirrje për Kosoven, qe të hapim procesin e gjenocidit kundrejtë shqipëtarëve prej Nishit deri në Prokuple”, shkroi deputetja Gaxheri, në një fjali që përmbante disa fjalë të shkruara gabimisht në gjuhën shqipe; madje një fjalë (kundrejt), një herë e shkroi drejtshkrimisht mirë e një herë e shkroi gabimisht (kundrejtë).

Por, Gaxheri duket se nuk i ka kushtuar shumë rëndësi teknike shkrimit të vet.
Në një fjali tjetër – po ashtu me plot gabime në drejtshkrim – ajo shkroi se Kosova duhet të fillojë negociatat me Serbinë për hapjen e një kontesti të ri territorial mes dy vendeve, atë të Nishit dhe Prokuples.

“Të fillojm negociatat për pronat atje të cilat janë të arkivuara qysh në kohen Osmane dhe shum api tani janë në doren e shqipëtarëve të atyre trevave e qe sotë jetojn në Kosov e nëpër botë si të përndjekur nga shtepit e tyre”, deklaroi Gaxheri, në një fjali ku emrin e shtetit të vet e kishte shkruar gabimisht.

Shkrimi i Gaxherit përmban dhjetëra gabime drejtshkrimore.

E drejtshkrimi nuk përbën sfidë vetëm për deputeten e LDK-së, pasi me këto vështirësi përballen edhe disa deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës.

Citimi i deputetes Besa Gaxheri në artikull është i paredaktuar; është përmbajtje e shkruar nga deputetja në Facebook.

Check Also

Erdogan: Aty ku ndodhet Turqia nuk ka frikë, mizori por ka drejtësi dhe siguri

Në fjalën që mbajti të martën në mbledhjen e grupit parlamentar, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan …