Home / Enciklopedi / DËMET E RRUARJES SË MJEKRRËS!

DËMET E RRUARJES SË MJEKRRËS!

Rruarja e mjekrrës ngërthen në vete shumë dëme, ndër më kryesoret, janë;

1. Kundërshtimi i urdhërit të Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem, i cili na urdhëroi, duke thënë;
” Kundërshtoni idhujtarët, duke i shkurtuar mustaqet dhe duke i lëshuar mjekrrat. ”
(Buhariu dhe Muslimi )
Në një hadithë tjetër;
” Kundërshtoni ithtarët e librit, shkurtoni mustaqet dhe lëshoni mjekrrat.”

2. Rruarja e mjekrrës është përngjasim me jobesimtarët, i Dërguari i Allahut na ka ndaluar t’i përngjasojmë atyre, duke thënë;
” Kush i përngjan një popullit, ai është prej tyre.”
(Ebu Davudi nga Ibn Omeri).

3. Rruarja e mjekrrës, është përngjasim me gratë, kurse i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, i ka mallkuar burrat të cilët veprojnë një gjë të tillë.
Ibn Abasi, trandmeton se i Dërguari i Allahut i ka mallkuar gratë që i përngjasojnë burrave dhe burrat që i përngjasojnë grave.”(Buhariu).

4. Rruarja e mjekrrës shpie në ndryshimin e krijimtarisë së përsosur të Allahut dhe e kënaq shejtanin e mallkuar, i cili ëshështë betuar se do t’i urdhëroj njerëzit ta ndryshojnë krijimtarinë;
وَلَأُضِلَّنَّهُمْ وَلَأُمَنِّيَنَّهُمْ وَلَآمُرَنَّهُمْ فَلَيُبَتِّكُنَّ آذَانَ الْأَنْعَامِ وَلَآمُرَنَّهُمْ فَلَيُغَيِّرُنَّ خَلْقَ اللَّهِ ۚ وَمَنْ يَتَّخِذِ الشَّيْطَانَ وَلِيًّا مِنْ دُونِ اللَّهِ فَقَدْ خَسِرَ خُسْرَانًا مُبِينًا
“Do t’i (shmang nga e vërteta), do t’i bëjë të shpresojnë në gjëra të kota; do t’i urdhëroj dhe ata dotë shqyejnë veshët e bagëtive; do ti urdhëroj dhe ata do të shëmtojnë krijesat e All-llahut. E kush bën mik djallin, e jo All-llahun, ai ka dështuar sheshazi.”
(Nisa; 119)

Shejh Nasirudin el Albanij, rahimehullah

Përkthim

Check Also

Forcat ajrore Ruse ‘kthejnë pozitën e terroristëve’ në Siri

Me mbi 87 përqind të territorit Sirian tashmë të çliruar nga ISIS dhe mbi 96,000 …