Home / Troje Shqiptare / Kosova / Deklaratë për shtyp e Zëdhënëses të MPJ-së së Rusisë, znj. Maria Zakharova për Qendrën Ruso Serbe në Nish

Deklaratë për shtyp e Zëdhënëses të MPJ-së së Rusisë, znj. Maria Zakharova për Qendrën Ruso Serbe në Nish

Reagim zyrtar i Rusisë për Qendrën Humanitare Ruso-Serbe në Nish. Më poshtë deklarata e plotë të Zëdhënëses të MPJ-së së Rusisë, znj. Maria Zakharova:

“Kemi vënë re disa deklarata të zyrtarëve amerikanë, përfshirë këtu edhe nëpunësin e DASH-it Hoyt Brian Yee, të cilat synojnë diskreditimin e Qendrës Humanitare Ruso-Serbe në Nish. Janë lëshuar akuza krejtësisht të paimagjinueshme, absurde dhe të sajuara, në traditat më të këqija të “Luftës së Ftohtë”. Bëhet fjalë gjoja për një llojë “çerdheje spiunazhi” rus në Ballkan, të aftë për të rrezikuar kontingjentin amerikan në Kosovë. Merreni hartën dhe gjejini Nishin dhe Kosovën. Unë nuk kam dyshime që në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve mund të mos dinë se ku ndodhen Nishi dhe Kosova. Nëse ata mendojnë se në Kosovë u mbajt një referendum, atëherë pse duhet të dinë se ku ndodhet ajo, dhe aq më tepër se çfarë është Qendra Humanitare Ruso-Serbe në Nish?

Që në fillim projekti i krijimit të Qendrës është konceptuar dhe realizuar si një mision i përbashkët humanitar me Serbinë i destinuar të vepruar në Ballkan në bashkëpunim me të gjitha palët e interesuara. Qendra është regjistruar pikërisht si një organizatë ndërkombëtare. Ajo ka ndihmuar në kapërcimin e pasojave të emergjencave civile në Serbi, Greqi, Slloveni dhe Bosnjë-Hercegovinë. Unë do të doja që diplomatët amerikanë, para se të bëjnë të tilla deklarata absurde, të interesohen se çfarë vlerësimi kanë këto vende dhe organizate shoqërore në këto vende për punën e Qendrës. Aty janë zhvilluar trajnime me specialistë të fushës nga vende të ndryshme, ndërsa objektet e Qendrës janë vizituar nga përfaqësuesit jo vetëm të shteteve të caktuara, por edhe të organizatave ndërkombëtare, si OKB-ja dhe OSBE-ja, të cilat disa herë u kanë dërguar në emër të Qendrës ftesa për bashkëpunim kolëgeve të tyre nga vende të ndryshme dhe organizma të tjera shumëpalëshe. Meqë ra fjala, edhe Ambasadori i SHBA-ve në Beograd ishte ftuar disa herë ta vizitojë Qendrën, por as ai vetë, as nëpunës të tjerë të ambasadës amerikane asnjëherë nuk kanë shprehur dëshirë për të pranuar një ftesë të tillë. Ç’na duhet kjo? Është një taktikë e bukur, e cila tashmë është testuar në shumë raste. Po ta shohësh diçka me sytë e vetë, atëhere nuk do të mund më të prodhosh fantazira, por ama ata duhet të merren me krijimin e lajmeve të rreme.

Është absolutisht e pakuptueshme se me se katër specialistë civilë të Ministrisë së Emergjencave Civile të Rusisë, disa makina zjarrfikëse dhe disa nëpunës të Sektorit të Reagimit Emergjent pranë Ministrisë së Brendshme të Serbisë mund të rrezikojnë sigurinë e 600 ushtarëve amerikanë, të cilët ndohhen në Kosovë, 150 km larg nga Qendra. Z. Yee u shpreh se Qendra kërcënon sigurinë e kontingjentit amerikan në Kosovë, si dhe vetë kontingjentin si të tillë. Nga njëra anë kemi katër specialistë, makina zjarrfikëse dhe disa përfaqësues të MPB-së serbe, ndërsa nga ana tjetër shohim 600 amerikanë. Mos vallë kaq keq janë trajnuar këta saqë nuk mund të kujdesen për veten?

Edhe një herë po i bëjmë thirrje Uashingtonit që të mos merret me spekulime, të mos trembë veten dhe të mos kërkojë njëfarë spiunësh rusë në Nish, por të çojë përfaqësuesit e tij që ta vizitojnë Qendrën. Ftesat janë dërguar. Po të këtë nevojë për disa më shumë, ne jemi gati t’ua përcjellim që të njihen nga afër me punën e Qendrës dhe të nxjerrin konkluzione përkatëse dhe pastaj do të ishte mirë që të ndajnë përshtypjet e tyre me publikun”.

Check Also

Italiani futet në kafe dhe shan shqiptarët, mirditori ngrihet në këmbë dhe e bën “të gëlltisë” fjalët

Shqiptarëve shpesh u drejtohet gishti kur janë në vende të huaja, pasi fama e keqe …