Home / Enciklopedi / Çka porositi Pejgamberi sal-lAllahu alejhi we selem Muadhin?

Çka porositi Pejgamberi sal-lAllahu alejhi we selem Muadhin?

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selam e kishte porositur Muadhin radijAllahu anhu:

“Ruaje këtë (gjuhen)! Atëherë Muadhi i tha: O i Dërguar i Allahut a edhe për këtë do të përgjigjemi?!

Pejgamberi salaAllahu alejhi ue selem i tha: “Të pastë nëna o Muadh! A thua diç tjetër i hedh në zjarr përveç të korrurave të gjuhëve të tyre” (Tirmidhiu)

Me poshtë do ti gjeni disa nga mëkatet që lidhen me gjuhën drejtpërdrejtë,Allahu na ruajt prej tyre;

Grupi i parë

Të folurit për Allahun pa dije

1. Të gënjyerit për Allahun dhe / ose të Dërguarit të Tij (paqja qoftë mbi të)
Mënyra të ndryshme në të cilat gënjehet për Allahun dhe të Dërguarin e Tij manifestohen:

(A) Duke e përshkruar Allahun pa argumente nga Kur’ani dhe Suneti autentik
(B) Duke i shpjeguar ajetet e Kuranit apo hadithet e Profetit (paqja qoftë mbi të) me kuptime të tjera nga ato të vërteta.
(C) Bërja e haramit hallall
(D) Bërja e hallallit haram

Grupi i dytë

Kryerja e shirkut me gjuhë

– Lutja e tjetërkujt pos Allahut
– Kufri mbi Nimetet/Begatitë
– Vizitat tek parashikuesit e fatit/fallxhorët
– Betimi me tjetër pos All-llahut
– Mohimi i një Emri ose Cilësie të Allahut apo duke ndryshuar kuptimin e tij të dukshëm
– Kufri ndaj Allahut, Kuranit, Dërguarit te Allahut, etj
– Ata që mohojnë Kaderin
– Është e ndaluar për t’u ulur në shoqërinë e atyre që japin interpretime të gabuar rreth Kur’anit apo Islamit.

Grupi i tretë

Dëmtimi i myslimanëve me gjuhë
– Përgojimi
– Shpifjet dhe akuzat false
– të dëshmuarit e rreme
– të akuzuarit /apo shpifja ndaj grave të devotshëm
– Gënjeshtrat
– bartja e Skandaleve
– – Është e ndaluar për të mashtruar një mysliman i cili është duke kërkuar këshillë të sinqertë
– Ndalimi që ti propozohet martesë një gruaje që tashmë është e martuar
– Të kënaqurit duke i ofenduar muslimanët
– Të jesh person dyfytyrësh
– Tallja, dhe Sarkazma me muslimanët
– Zbulimi dhe përhapja e sekreteve
– Është e ndaluar për t’ua kujtuar të tjerëvë të metat e ndokujt

Grupi i katërt

Përdorimi i gjuhës që në dukje të parë është e padëmshme por që ka pasoja katastrofale
– Kërkimi i lëmoshës
– Lavderimi i njerëzve
-Këndimi
– Përqeshja dhe shakatë
– Mosmarrëveshjet dhe fjalosjet

Grupi i Pestë

Të këqijat e përgjithshme të gjuhës

– Të folur për atë që nuk ke nevojë, me të cilin do të bësh vetëm dëm
– Fjalimi i tepruar
– Angazhimi në të kotë
– Paturpesia , gjuha vullgare, dhe e pahijshme
– Bartja e thashethemeve
– Është e ndaluar për një grua që të përshkruajë një grua tjetër tek burri i saj
– Ndalimi për të përdorur fjalën ‘nëse’ në lidhje me Kaderin (paracaktimi)
– Është e ndaluar për të thënë për një person ai është për xhennet ose xhehenem
– Ndalimi i përqeshjes për njerëzit e afërt të ndokujt
– Ndalimi i lëvdatës
– Ndalimi për të folur ndërsa Hatibi është duke e dhënë ligjëruar në Ditën e Xhuma ‘
– Ndalimi për të përdorur tituj të respektueshëm për hipokritët dhe inovatorër *bidatxhinjët
Blasfemi/kufri, fyerje, tallje dhe abuzimi me të tjërët.

Është e ndaluar për të ofenduar /sharë:

(A) All-llahun, Dërguarit e Tij (paqja qoftë mbi ata ) Librin e Tij, fenë e Tij
(B) Sahabët
(c) Muslimanët
(D) Të vdekurit
(E) Çfarë jobesimtarët adhurojnë
(F) Erën
(G) Gjelin
(H) Kohën
(I) Ethet

Armend I. Haxhiu

Check Also

Izrael: Donte të bëhej muslimane, babai i krishterë vret 17-vjeçaren

Një i krishterë izraelit është akuzuar për vrasjen e vajzës së tij adoleshente lidhur me …