Home / Feja / Cila është dispozita e shitblerjes pas ezanit ditë e xhuma?

Cila është dispozita e shitblerjes pas ezanit ditë e xhuma?

 

Përgjigjja:

Nëse shitblerja bëhet pas ezanit të dytë në ditën e xhuma, themi se nuk lejohet, duke u bazuar në fjalën e Allahut,- xhele ue ala!,- ku thotë: ” O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet Allahu(dëgjojenu hytben e faleni namazin), dhe lejeni shitblerjen.” (Xhumua: 9).

Njashtu, edhe në pesë kohët e namazit, nëse shitblerja bëhet sebeb për humbjen e namazit ose një pjese të namazit me xhemat, themi se nuk lejohet shitblerja.

Allahu,- xhele ueala!,- thotë: ” (ajo dritë) Është në shtëpitë(xhamitë) që Allahu lejoi të ngriten, e që në to të përmendet emri i Tij, t’i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje. Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur Allahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.” (Nurë: 36-37).

Komentatorët e Kur’anit thojnë: “Edhe selefi ishin ata që bënin shitblerje, mirëpo kur ndëgjonin ezanin, ata lenin çdo gjë dhe shkonin për ta falur namazin. (Shiko: Tefsiri i Kurtubiut).

Pra, kjo ishte gjendja e selefus salih(të parë tanë të mirë), ata nuk i pengonte asgjë në faljen e namazit, nuk i shmangte nga namazi as tregtia, qoftë ajo blerje apo shitje.

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: “O ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit ndaj Allahut, e kush bën ashtu të tillët janë mua ata të humburit.” (Munafikun: 9).

Muslimani, më të dëgjuarit e ezanit, duhet ta mbyll duqanin e tij, t’i përgjigjet Allahut dhe ta falë namazin, e pasi ta falë namazin le të punojë dhe t’i kërkon begatitë e Allahut.

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: “E, kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e Allahut, por edhe përmendnie shpeshherë Allahun, në mënyrë që të gjeni shpëtim.” (Xhumua: 10).

Shejh Dr. Salih bin Feuzan el Feuzan,- Allahu e ruajttë.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani.

Check Also

Hapi i ardhshëm i Trumpit është Xhamia Aksa

Zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës, Hamas, Fevzi Berhum deklaroi se qëndrimi i …