Home / Troje Shqiptare

Troje Shqiptare

Sherri për plazhet, Kimete Berisha degjeneron Mero Bazen

Ditët e fundit pas bllokimit që kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako u ka bërë autobuzëve të ardhur nga Kosova, për tu futur në zonën e Golemit, kanë plasur polemika të forta mes opinionistëve shqiptarë nga të dy anët e kufirit. Si replikë me Berat Buzhalën, Mero Baze dje …

Read More »

Mbërrin në Athinë një shqiptar i plagosur rëndë nga tërmeti në ishullin Kos

Rëndohet bilanci me shqiptarët e plagosur nga tërmeti në Greqi. Një tjetër emigrant shqiptar mësohet se ndodhet në gjendje të keqe. Ai është transportuar me avion për në Athinë së bashku me dy të plagosur të tjerë, një shtetas grek dhe një skandinav. Mediat greke thonë se gjendja e shqiptarit …

Read More »

Po Katedrales!

Nga: Dr. Ardian Muhaj* Koncepti i një kryeobjekti fetar që shërben si qendër për objektet e tjera fetare të një feje mund të shtrihet pa frikë edhe në rastin e fesë islame. Ngjashëm me fetë e tjera, edhe në fenë islame organizimi dhe strukturimi i organizimit lipset ta ketë një …

Read More »

Prishtinë, çmimi aktori më i mirë ballkanik në PriFest iu nda aktorit turk Caner Cindoruk

Në ceremominë përmbyllëse të edicionit të nëntë të PriFest i cili u mbajt në datat 13-20 korrik 2017 në Kosovë mbrëmë në Prishtinë u ndanë çmimet kryesore, raporton Anadolu Agency (AA). Këtë vit partneri shtetëror i këtij festivali ishte Turqia në kuadër të PriForumit (Platforma rajonale për zhvillimin e industrisë …

Read More »

Policia maqedonase po i plaçkit kosovarët

M.B. po shkonte me një koleg të tij në Strugë për të argëtuar dasmorët. Ai i bie darabukut, ndërkaq kolegu i tij tupanit. Teksa po kalonin në kufirin në Han të Elezit, që lidh Kosovën me Maqedoninë, ai kishte nxjerrë letrën poseduese për instrumentet e tyre në institucionet kosovare. Ndonëse aty …

Read More »

Muslimanët struganë shkelin traditat fetare, kërkojnë me dhunë stolitë e nuses pas ndarjes

Dje rreth orës 19.00 në Strugë në rrugën “Marks Engells”, A.I (26) nga një fshati i Strugës i cili ka qenë ish i fejuar i A.SH (26) nga Suedia, prej kur e kanë prishur fejesën, A.I me qëllim që t’ia kthejnë veshjet dhe stolitë prej ari shkoi në ndërtesën ku …

Read More »

Pas dështimit në Trieste, Greqia i merr Shqipërisë edhe projektet e INTERREG

Pas dështimit në Trieste ku doli pa asnjë projekt të fituar (ndryshe nga sa deklaroi në Tiranë kryeministri Edi Rama), Shqipëria pëson një tjetër dështim në Programin Interrreg IPA II Greqi – Shqipëri, 2014 – 2020. Në 40 projektet e shpallura si fituese, Shqipëria do të përfitojë vetëm 3, ndërsa …

Read More »

Tërmetet në Ohër, qindra kërkesa për dëmshpërblime

Qytetarët e Ohrit kanë dorëzuar më shumë se 850 kërkesa për dëmshpërblim për pasojat e tërmeteve që goditën qytetin, në fillim të korrikut. Për dhjetëra objekte që janë më se të dëmtuara, tashmë është marrë vendimi që familjet të shpërngulen dhe për ta të kërkohet zgjidhje e përkohshme. “Më rëndë …

Read More »

Katar Airways promovon linjën Shkup-Doha

Gjigandi i trafikut ajror, Qatar Airways në një konferencë për media ka prezantuar vendosjen e linjës së re ajrore Doha-Shkup dhe anasjelltas, e cila nga e hëna ka filluar të qarkullojë katër herë në javë, të hënën, të mërkurën, të premten dhe të dielën. Shefi i Zyrës Komerciale të Qatar …

Read More »

Gazetari kosovar shpërthen ndaj katolikut Vangjush Dako: Kryetar trupeshk. Thirrje për bojkot të plazhit

Vendimi i fundit i Bashkisë Durrës, që të ndalohen autobusët që vijnë me turistë nga Kosova tek “Ura e Dajlanit” duke mos i lënë të futen në zonën e plazhit të Durrësit ka bërë që gazetari i njohur kosovar Adriatik Kelmendi të shpërthejë në akuza kundër kreut të Bashkisë Durrës …

Read More »

“BIK pret përgjigje nga komuna për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë”

Ditëve të fundit është aktualizuar tema për Xhaminë e Madhe në Prishtinë e cila parashihet të ndërtohet në lagjen “Dardania” afër Postës së Kosovës, në kryeqytet. Gurthemeli për ndërtimin e xhamisë ishte hedhur në vitin 2012 por ende nuk ka ndonjë hap konkret për fillimin e punimeve të kësaj xhamie. …

Read More »

‘Shota’ nderohet me dy çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Trabzonit në Turqi

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” vijon të përfaqësojë kulturën shqiptare në festivale të ndryshme ndërkombëtare, nga ku nuk kanë munguar edhe çmimet e fituara. Kësaj radhe Ansambli “Shota” ishte pjesë e Festivalit Ndërkombëtar në Trabzonit në Turqi. Në këtë festival Ansambli Kombëtar u nderua me çmimin e dytë …

Read More »

KMDLNJ: Peticioni për xhaminë shkel të drejtat e komunitetit mysliman

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin rreth zhvillimeve të fundit, gjegjësisht debatit rreth ndërtimit të xhamisë kryesore në Prishtinë. Përmes reagimit, ky institucion vlerëson se KMDLNJ e njeh të drejtën e peticionit si njërin nga mjetet demokratike me të cilin …

Read More »

Adriatik Kelmendi: Pse të mos e kemi edhe një xhami kur prishtinasit e duan?

Publicisti Adriatik Kelmendi, ka kërkuar që të ketë pajtueshmëri ndërmjet një grup personash që po e kundërshtojnë ndërtimin e një xhamie në Prishtinë dhe qytetarëve që janë praktikues  të fesë islame. Me ndërtimin e xhamisë së re në lagjen Dardania në Prishtinë, sipas Kelmendit do t’i plotësohej dëshira e një …

Read More »

Një prezantim i dështuar i demokracisë në Turqi

Nga Olsi Jazexhi 1. Në datën 15 korrik 2017 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ambasada turke në Shqipëri, organizata e ndihmave Alsar dhe TIKA organizuan një mbledhje përkujtimore mbi grushtin e shtetit që ndodhi në Turqi një vit më parë. Ideja ishte që qeveria turke nëpërmjet ambasadës së saj …

Read More »

Erdogan, beu te mashtroi edhe kete here. Ne Shqiperi nuk ju do njeri, Shkelqesi!

Nga Kreshnik Osmani Shkelqesia juaj! Para nje viti, ne njeren prej sallave te Hotel Tiranes, Beu i vilajetit te Tiranes kishte mbledhur disa nona te embla me shami dhe disa xhaje nga rrethinat e Shqiperise se Mesme per te shpallur mbeshtetjen ndaj Sulltanit te Stambollit dhe luften ndaj organizates terroriste …

Read More »

Kryeministri Rama me deklaratën sqaruese e bëri edhe më enigmatike atë se çfarë ka nënshkruar në Trieste

Kryeministri Rama pas kthimit nga Trieste bëri një deklaratë publike me qëllimin e qartë që të sqaronte dyshimet se në Trieste është nënshkruar një marrëveshje për përfshirjen e Shqipërisë në Jugosllavinë e Re, që maskohet pas të ashtuquajturit Tregu i Përbashkët i Ballkanit Perëndimor. Rama tha se: “Nuk ka broçkull …

Read More »

Shkatërrohet rrjeti kriminal i veteranëve të UÇK’së, dërgonin drogë e armë në Serbi

Më 28 mars të këtij viti, u arrestua në kufirin më Shqipërinë ku iu gjetën disa armë, Nexhip Gashi, ish-epror i Policisë në Mitrovicë. Po ashtu, mbrëmë u arrestua Shemsedin Geci, zyrtar i lartë i stacionit ku punonte edhe Gashi, e të cilit iu gjetën 10 kg drogë. Këta dy …

Read More »

Konfindustria: Kujdes! Tregu i Përbashkët Rajonal favorizon Serbinë

Konfindustria ka përforcuar dyshimet se nisma për krijimin e Tregut të Përbashkët të Ballkanit Perëndimor, e ndërmarrë në Samitin e Triestes, favorizon Serbinë. Konfederata e Industrive u kërkon Shqipërisë dhe Kosovës të jenë të kujdesshme në zbatimin e kësaj nisme, duke u kujtuar se në krye të nismës është vënë …

Read More »

Prishtinë, marshim multietnik me moton “Solidarizim me Demokracinë” për 15 Korrikun

Me rastin e përvjetorit të parë të tentimit për grusht shteti në Turqi anëtarët e shoqërive civile si dhe qindra qytetarë të Kosovës organizuan marshim në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, me moton “Solidarizim me Demokracinë”. Qindra qytetarë të Kosovës ku në mesin e tyre ndodhej edhe ministri në largim …

Read More »