Home / Shëndetësi / Çaji i bananes mrekulli kundër pagjumësisë

Çaji i bananes mrekulli kundër pagjumësisë

Të gjithë prej nesh kemi kaluar shumë ose disa netë pa gjumë, të shqetësuar për orët që kalojnë ngadalë, qetësinë vrastare dhe mendjen bredharake që nuk di të ndalojë.
Pagjumësia është e keqe dhe ushqehet nga depresioni, stresi dhe ankthi.
Sipas ekspertëve të AgroWeb.org, pagjumësia mund të shkaktohet edhe nga disa medikamente, sidomos ato kundër dhimbjeve, ilaçet e zemrës dhe të tensionit të gjakut e të tjerë.
Këto ilaçe nxisin nevojën për të urinuar dhe ankthin.
Kura bimore kundër pagjumësisë ka shumë, por jo të gjitha funksionojnë.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të lexoni për një kurë ideale kundër pagjumësisë që funksionon vërtetë.
Çaji i Bananes Kundër Pagjumësisë
Kjo kurë organike bën mrekullira për gjumin.
Banania, veçanërisht lëkura e saj është e pasur me kalium dhe magnez.
Ky i fundit shmang çrregullimet e gjumit dhe relakson muskujt.
Magnezi është një nga mineralet më të mira për qetësinë e mendjes.
Çaji përgatitet në vetëm 10 minuta dhe mund të pihet çdo mbrëmje përpara gjumit.
Përbërësit e Çajit të Bananes:
1 banane
1 çajnik
1 majë luge me kanellë
Përgatitja e Çajit të Bananes:
Prijeni bishtin dhe majën e bananes dhe vendoseni me gjithë lëkurë në ujë të valuar.
Lëreni të ziejë për 10 minuta.
Përdorni një kullesë dhe hidheni çajin në një filxhan.
Nëse dëshironi mund të shtoni kanellën dhe ta pini një orë përpara gjumit.
Nëse shqetësoheni për shijjen, nuk ka arsye, sepse ky caj i ngrohtë është i shijshëm dhe çaji ka efekt qetësues.
Varësia e Rrezikshme Ndaj Ilaçeve të Gjumit
Ilaçet e gjumit ofrojnë një ndihmë të shpejtë dhe kanë efekt hipnoze dhe qetësuese.
Pavarësisht se me të marrë këtë ilaç, gjumi mund të duket i garantuar, duhet të dini se ilaçet shkaktojnë varësi , trullosje, dhe dëmtojnë sistemin qendror nervor.
E nëse nuk mjaftojnë këto, ilaçet e gjumit shkaktojnë:
Konstipacion
Marramendje
Vështirësi në përqendrim dhe probleme me kujtesën
Dhimbje stomaku
Dobësi
Lëvizje të panatyrshme gjatë gjumit
Ngadalësim të frymëmarrjes. Kjo është vdekjeprurëse dhe e rrezikshme për njerëzit që vuajnë nga astma.
Mungesa e Gjumit dhe Ndikimi në Organizëm
Kur trupi nuk pushon sa duhet (më pak se tetë orë) atëherë vuajtjet e trupit dhe organizmit janë të mëdha.
AgroWeb.org këshillon që për gjumin të pini qetësues sa më natyralë./AgroWeb.org/
Shperndaje lajmin Çaji i bananes mrekulli kundër pagjumësisë ne facebook, twiter, google+ etj.

Check Also

Fatahu bën thirrje për protestë kundër vizitës së Mike Pence

Fatahu, lëvizja e presidentit palestinez, Mahmoud Abbas sot bëri thirrje për të protestuar të mërkurën …