Home / Kultura / Bota islame sot kremton Natën e Regaibit

Bota islame sot kremton Natën e Regaibit

Sot bota islame feston Natën e Mirë të Regaibit, që është lajmëtar i fillimit të tre muajve të shenjta që përfshinë muajt hënor Rexhep, Shaban dhe Ramazan.

Nata e Mirë e Regaibit shënohet në natën e parë që lidhë të enjten dhe premten të muajit Rexhep, ndërsa pranohet si “nata e mëshirës dhe faljes”.

Myftinia e Ankarasë do të organizoj aktivitete të ndryshme me rastin e kësaj nate. Në programin e posaçëm që do të organizohet në Xhaminë Kombëtare në Beshtepe do të këndohet Kurani dhe mevludi.

Ndërkaq kreu i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Mehmet Gormez publikoi një mesazh me rastin e kësaj nate.

Në mesazhin e tij Gormez shkruan kështu: “Në këtë natë ti pastrojmë zemrat tona prej të gjitha ndjenjave të urrejtjes dhe hakmarrjes që shpirtrat tona të gjejnë paqen dhe qetësinë. Të ndriçojmë zemrat me dritën e besimit, diturisë, urtësisë dhe të vërtetës që ato të gjejnë freskinë”.

Check Also

E keni ditur se emigrantët shqiptarë themeluan xhaminë e parë në Amerikë?

Në rubrikën “Foto e Ditës”, Ambasada Amerikane në Tiranë ka sjellë një kuriozitet mbi historinë …