Home / Bota / Bota e konsideron Amerikën kërcënimin më të madh për paqen dhe jo Iranin

Bota e konsideron Amerikën kërcënimin më të madh për paqen dhe jo Iranin

Qeveria amerikane e konsideron Iranin si kërcënimin më të madh për paqen në botë, por sondazhet e kryera nga vetë amerikanët dhe nga Instituti Gallup, dëshmojnë se Amerika konsiderohet kërcënimi më i madh për paqen globale.

Politikani dhe teoricieni i shquar amerikan Noam Chamski, gjatë një interviste, i pyetur në lidhje me deklaratën e fundit të sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, që e cilësoi Iranin si rrezikun kryesor për Amerikën, theksoi: “Kjo punë e amerikanëve vazhdon prej vitesh. Gjatë viteve të presidentit Obama, Irani quhej ‘kërcënimi më i madh për paqen botërore’ dhe të tilla fjalë janë përsëritur gjithmonë. Fjala më e shpeshtë e Obamas ishte se ‘të gjitha opsionet janë mbi tryezë’ “. Sigurisht, Chamsky nuk është i vetmi që flet kundër politikave të qeverisë amerikane që ndjekin qëllime të hapura dhe të fshehta. Edhe Ran Pol, senatori republikan amerikan, ditë më parë ka thënë se një pjesë e madhe e përkrahjes së islamit radikal dhe terrorizmit, kryhet nga Arabia Saudite. Rand Pol me këtë rast ka shtuar se administrata amerikane është marrë aq shumë me çështjen e Iranit, saqë e ka harruar rolin të ekstremistëve vehabistë në krizat rajonale dhe në terrorizmin ndërkombëtare. Ky senator republikan tha se përqendrimi tek Irani, ka lënë në harresë rrezikun e ekstremistëve vehabistë në një kohë që vehabizmi nxit urrejtjen kundër Amerikës në të gjithë botën dhe financohet nga Arabia Saudite. Rand Pol i këshilloi funksionarët amerikan të ndjekin politika më të ekuilibruara në rajonin e Lindjes së Mesme dhe shtoi se të gjitha grupet terroriste në Siri përkrahen nga Arabia Saudite dhe sauditët synojnë që këtë gjendje ta krijojnë edhe në Jemen. Edhe ambasadorja e SHBA në OKB përsëriti akuzën se Irani përkrah terrorizmin.

Nikky Halley e përsëriti këtë akuzë kundër RII në një kohë kur Amerika dhe aleatët e saj perëndimorë dhe arabë, janë përgjegjësit kryesor për zgjerimin e terrorizmit dhe për krijimin e grupeve terroriste në botë e në veçanti në rajonin e Lindjes së Mesme. Kohët e fundit edhe presidenti i SHBA Donald Trump pohoi se Amerika ka krijuar grupin terrorist ISIS. Para ambasadores Nikky Halley, edhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Pol Rayan deklaroi se Irani nuk është paqësor dhe vazhdon përkrahjen e ndaj terrorizmit. Megjithatë për të gjithë popujt e botës është e qartë se Irani është një vend paqedashës i cili gjatë 300 viteve të fundit nuk ka sulmuar askënd, ndërsa Amerika që prej krijimit të saj ka nxitur dhjetëra luftëra dhe konflikte si dhe grushte shteti në mbarë botën. Noam Chamsky e përmbledh këtë realitet në një fjali të shkurtër, por mjaft domethënëse. Ai deklaroi: “Irani konsiderohet si kërcënim sepse ka rezistuar përballë politikave prepotente të SHBA”./ PT

The post Bota e konsideron Amerikën kërcënimin më të madh për paqen dhe jo Iranin appeared first on Gazeta Impakt.

Check Also

Kjo është ndihma e Sulltanit Abdulhamitit II për Kongresin e Manastirit

Mbajtjen e Kongresit të Manastirit e financoi Sulltani me 100 lira që i bien diku …