Home / Bota / Blerja e “S-400”, distancimi i Turqisë nga NATO dhe afrimi drejt Rusisë

Blerja e “S-400”, distancimi i Turqisë nga NATO dhe afrimi drejt Rusisë

Sipas një raporti të gazetës “Indipendent”, Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, thotë se vendi i tij ka nënshkruar një kontratë në vlerë 2.5 miliardë dollarë me Rusinë për të blerë sistemin raketor S-400 dhe një shumë ka paguar si parapagesë për autoritetet e Moskës.

Kjo kontratë me siguri se do t’i befasojë anëtarët e tjerë të NATO-s, sepse ata janë të lejuar të blejnë sistem raketore dhe armatime vetëm nga ai lloj që është në harmoni me armatimet e anëtarëve të tjerë. Erdogan thotë se armët perëndimore janë shumë të shtrenjta dhe ai për këtë arsye ka shkuar drejt rivalit të NATO-s. Vlen të theksohet se Turqia është vendi i dytë nga aspekti i forcës dhe pajisjeve ushtarake në NATO pas Amerikës, mirëpo që nga koha kur qeveria e Ankarasë filloi shtypjen e opozitarëve pas grusht shtetit të pasuksesshëm të vitit të kaluar, është distancuar nga anëtarët e këtij koalicioni. Ankaraja gjithashtu kundërshton ashpër mbështetjen ushtarake të disa anëtarëve të NATO-s ndaj forcave kurde siriane. Rusia thotë se sistemi raketor S-400 ka rreze veprimeve 248 milje dhe mund të godasë deri 80 objektiva në atë njësi. Moska për herë të parë në dhjetor të vitit 2015, sistemin raketor S-400 e ka vendosur në bazën ajrore të saj në afërsi të Latakias në Siri. Ky veprim është bërë pasi Turqia rrëzoi një avionë luftarak Sokhoi 24 në kufirin Turqi-Siri. Nga ana tjetër, marrëdhëniet mes NATO-s dhe Rusisë vazhdojnë të jenë të ftohta dhe të dy palët kanë shtuar manovrat ushtarake duke dislokuar forca ushtarake në Evropën lindore. Javën e kaluar sekretari i përgjithshëm i NATO-s deklaroi se bota aktualisht është bërë shumë më e pa parashikuar se sa në 30 vitet e kaluara./ PT

Check Also

Nëse jeni mendoni se kjo pije është shumë e mirë për të qenë e vërtetë, atëherë provojeni vetë dhe përjetoni rezultatet pozitive të saj

November 23, 2017 admin Uncategorized 0 Fëmiu i vdekur do të ndërmjetësoj që prindërit e …