Home / Feja / Biznismeni i krishterë ndërton xhami për punëtorët e tij mysliman

Biznismeni i krishterë ndërton xhami për punëtorët e tij mysliman

Një biznesmen i krishterë me qëndrim në Emiratet e Bashkuara Arabe ka ndërtuar një xhami në mënyrë që punëtorët e tij mysliman të cilëve u ka dhënë edhe akomodim nuk duhet të udhëtojnë për të fal namazet.

Indiani Saji Cheriyan mbërriti në shtetin e Gjirit në vitin 2003 me vetëm disa qindëra dirhem. Ai e ndërtoi biznesin e tij gjatë 15 viteve të fundit dhe kur vuri re se punëtorët duhej të merrnin taksi për në xhaminë më të afërt dhe ai vendosi të ndërtonte një për ta.

“Ata duhet të shpenzojnë të paktën 20 dirhem (5.44 dollarë) për të shkuar në qytetin e Fuxhejrasë ose në një zonë tjetër industriale për të marrë pjesë në namazin e Xhumasë. Pra, mendova se do t’i bëjë ata të lumtur nëse ndërtoj një xhami këtu pranë banesës së tyre”, tha Cheriyan për Gulf News.

Xhamia në Fuxhejranë është ndërtuar për 1.3 milionë dirhem (354 mijë dollarë) dhe ka vend për 250 besimtarë në të njëjtën kohë. Oborri i hapur gjithashtu mund të strehojë 700 persona të tjerë. Puna e ndërtimit filloi më shumë se një vit më parë dhe xhamia më në fund ka përfunduar, në të njëjtën kohë kur filloi edhe Ramazani

“Kur fjala u përhap rreth xhamisë sime, shumë njerëz të tjerë gjithashtu ofruan donacione, materiale ndërtimi si rërë dhe ngjyrë. Por unë me mirësjellje i refuzova të gjitha ato oferta, sepse do të doja të paguhesha nga xhepi im për këtë xhami”, tha Cheriyan.

Biznesmeni, i cili ka një pasuri rreth 18 milionë dollarësh, tha se ai kishte vendosur që Xhaminë ta quaj në emër Merjemes, Umm Eisa (Maria, Nëna e Jezusit) për nder të një xhamie me të njëjtin emër në Abu Dhabi. /30Ditët/

Check Also

Kompromiset e rrezikshme për ulësen në OKB

Kosova nuk duhet të bëjë kompromise të reja në finalen e dialogut të Brukselit, për …