Home / Troje Shqiptare / Kosova / Binjakëzimi i dy qyteteve osmane Berat-Amasya/ Disa të dhëna për binjakun e Beratit, Amasya-n

Binjakëzimi i dy qyteteve osmane Berat-Amasya/ Disa të dhëna për binjakun e Beratit, Amasya-n

Berati binjakëzohet me qytetin turistik turk, Amasya me të cilin ka ngjashmëri të mëdha nga pikëpamja arkitektonike dhe historike, vlera të cilat synohet të përdoren për qëllime bashkëpunimi. Kryetari i bashkisë turke, Cafer Ozdemir,  premton ture vizitorësh në drejtim të qytetit të një mbi një dritareve, ndërsa nënshkroi binjakëzimin.

Ozdemir,  duke ju referuar ngjashmërive mes dy qyteteve tha se ndihej në Berat si në shtëpinë e tij dhe se mundësitë e bashkëpunimit janë të mëdha. Pikënisja do të jetë në fushën e turizimit, ku ture turistësh nga qytete të ndryshme të Turqisë do të orientohen drejt qytetit të Beratit.

Amasya, qyteti me 7500 vjet histori

Pozicionuar në Turqinë veriore, Amasya është kryeqyteti i provincën Amasya në rajonin e Detit të Zi. Strehuar si në një çerdhe zogjsh në malet që bien mbi det, Amasya është e famshme për mollët e saj plot lëng, sikundër edhe për historinë që daton deri në antikitet.

Vendlindje e gjeografit, filozofit dhe historianit të famshëm grek, Strabo, sikundër edhe e mjekut dhe shkrimtarit armen, Amirdovlat Amasiatsi, historia e Amasya – që shkon thellë në antikitet, rreth 7500 vjet – ka lënë gjurmët e veta në të gjithë qytetin midis maleve dhe detit. Në antikitet, Amasya ishte një kryeqytet province i fortifikuar dhe i pasur që prodhoi shumë mbretër dhe artistë, mendimtarë dhe sulltanë përgjatë shekujve.

Sot, mbeten shtëpitë e epokës osmane, si dhe varret e ish mbretërve Pontus që janë gdhendur në shkëmbinj. Vendlindja e sulltan Muratit I dhe Selimit I, Amasya është po ashtu shumë e rëndësishme në kontekstin e historisë osmane, dhe për këtë arsye një destinacion shumë popullor dhe i frekuentuar nga dashamirësit e historisë.

Kral Kaya Mezarları

Sipër qytetit dhe gdhendur në shkëmbin Harşena ndodhet ish-pallati mbretëror dhe varret e mbretërve të Pontus. Kurdo që të vizitohen, gjatë ditës apo natës kur ato janë të ndriçuara, formacionet shkembore të krijuara nga dora e njeriut janë një pamje mbresëlënëse. 18 varret shkëmbore, skalitur në gurë gëlqerorëme mure të gjerë e të drejtë dhe me shkallë, ishin të parat për të cilët shkroi Strabo, i cili deklaronte se ato u përkisnin mbretërve Pontus.

Bimarhane

Përveç ujëmbledhësit Ferhat dhe xhamisë selxhuke Burmali të shekullit të 13-të, Amasya është po ashtu vendndodhja e Bimarhanes, një ish-spital nga shekulli i 14-të. Godina qëndron drejt me relievet e saj të bukura rreth Portalit, e është ndërtuar midis viteve 1308-1309 nga Ilkhanate (seksioni jugperëndimor i perandorisë Mongole) i sulltan Mehmet Olcaytu dhe gruas së tij Uduz Hatun.

Kështjella e Amasya-s

E njohur po ashtu si kështjella Harşena për shkak të vendndodhjes në malin Harşena, që ngrihet sipër qytetit, kështjella është sulmuar nga persët, romakët, Pontusi dhe perandoria Bizantine. Pas çdo dhune shkatërrimtare, kështjella është rindërtuar dhe mbrojti qytetin deri në shekullin e 18-të kur e humbi rëndësinë e saj strategjike. Vizitorët mund të shohin aty cisternat, depot e ujit dhe mbetjet e një hamami osman, gjithmonë nëse arrijnë t’ia dalin të ngjiten deri në majë të malit.

Hazeranlar Konağı

Përveç shtëpive të ruajtura shumë mirë të periudhës dhe stilit osman, që përfaqësojnë një nga shembujt më të shkëlqyer të arkitekturës turke, Hazeranlar Konağı i shekullit të 19-të është po gjithashtu një strukturë elegante. Ndërtuar nga Defterdarı Hasan Talat Efendi në emër të motrës së tij, Hazeran Hanım në vitin 1872, shtëpia ka gjithashtu edhe një galeri të vogël arti dhe një muzeum gjeografik.

Kompleksi Sultan II Bayezid

Përbërë nga një xhami, një shkollë teologjie, monumente dhe shatërvanë, ky külliye (kompleks social islamo-osman) u ndërtua në emrin e sulltanit Bajazidi II midis viteve 1484-1488. Me dy minare të bukura që janë të mbuluara me gurë shumëngjyrësh, kompleksi ka gjithashtu edhe një pemë rrapi që besohet se është po aq e vjetër sa edhe ndërtesat./ tesheshi

Check Also

Të ecësh, për sport dhe shëndet

Të gjithë janë dakord që për të qenë në formë dhe shëndet kemi nevojë të …