Home / Headline / “Besojmë se Turqia do ta mbështesë ushtrinë e Kosovës”

“Besojmë se Turqia do ta mbështesë ushtrinë e Kosovës”

Ministri Demiri: (Për transformimin e FSK-së) “Për këtë çështje do të marrim përkrahjen edhe të NATO-s edhe të institucioneve tjera. Besojmë që Turqia do ta mbështesë formimin e forcave të armatosura të Kosovës”

ANKARA (AA) – Sultan Çoğalan

Ministri pa portofol i Qeverisë së Kosovës, Rasim Demiri shprehu bindjen se Turqia do të japë mbështetje për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Rasim Demiri, i cili është edhe përfaqësuesi i komunitetit boshnjak në Kosovë, në një intervistë për Anadolu Agency (AA), foli për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë, investimet e Turqisë në Kosovë si dhe për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë

Ministri Demiri theksoi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë tani janë në nivelin më të lartë.

Duke rikujtuar se Turqia është ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, Demiri tha se Turqia në të njëjtën kohë ka ndihmuar që Kosova të njihet edhe nga shtetet e tjera.

Duke shprehur se Turqia po bën investime në fusha të shumta në Kosovë, si në spitale, banka, aeroporte e autostrada, Demiri tha se “Turqia ndodhet në vendin e parë në aspektin e investimeve në Kosovë”.

Ai po ashtu theksoi se nxënës të shumtë kosovarë studiojnë në Turqi dhe që në të njëjtën kohë edhe pacientë të shumtë shkojnë në Turqi për t’u shëruar.

Formimi i forcës së armatosur të Kosovës

Demiri, i cili foli për formimin e Forcava e Armatosura të Kosovës (FAK), tha se procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) vetëm se ka filluar dhe që ky proces është i mbështetur nga Kushtetuta e Kosovës.

Ai tha se presin që ky proces i transformimit të përfundojë në një kohë të shkurtër. “Jemi të bindur se për këtë çështje do të marrim përkrahjen edhe të NATO-s edhe të institucioneve tjera. Besojmë që Turqia do ta mbështesë formimin e forcave të armatosura të Kosovës”, tha Demiri.

Ai tha se vullneti i formimit të forcave të armatosura të Kosovës po pengohet nga minoriteti serb në këtë shtet.

“Qëllimi i vërtetë i këtyre ngjarjeve janë zgjedhjet në Serbi”

Demiri foli edhe për tensionet e rritura mes Kosovës dhe Serbisë pas kthimit të trenit të nisur nga Beogradi pa marrë leje për të hyrë në Kosovë, përkatësisht në Mitrovicë, ku në shumicë jeton komuniteti serb.

“Rasti i trenit ishte një nxitje nga serbët. Qëllimi i vërtetë i këtij tensionimi janë zgjedhjet në Serbi. Qeveria serbe po e përdor tensionimin me Kosovën si një mjet për vota për zgjedhjet në këtë shtet”, tha Demiri.

Shkollat e FETO-s në Kosovë

Ministri kosovar foli edhe për tentativën për grusht shteti në Turqi. Ai tha se si përfaqësuesi i komunitetit boshnjak në Kosovë ka dënuar këtë tentativë, duke shprehur përkrahjen për demokracinë dhe popullin turk.

Sipas tij, në Kosovë po vazhdojnë të punojnë shkollat e lidhura me organizatën terroriste FETO. “Kjo është një çështje që do ta zgjidhë Ministria e Arsimit, një çështje për të cilën do të vendosë qeveria e Kosovës. Këto shkolla nuk janë mbyllur ende. Por, familje të shumta, pas 15 korrikut nxorrën fëmijët e tyre të regjistruara nga këto shkolla dhe i dërguan në shkolla tjera. Pra, këto shkolla nuk kanë marrë regjistrime pas 15 korrikut”, tha Demiri.

“Falënderoj TIKA-n”

Ministri Demiri tha se kanë zhvilluar marrëdhënie të mira me komunitetn turk në Kosovë dhe po bashkëpunojnë në çdo fushë. Ai theksoi se edhe komuniteti turk edhe ai boshnjak kanë marrëdhënie shumë të mira me Qeverinë e Kosovës.

Duke folur për investimet e Turqisë në Kosovë, Demiri tha: “Falënderoj TIKA-n për investimet e bëra pothuajse në çdo fushë. TIKA po luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e Kosovës. Përmes TIKA-s janë restauruar xhami të shumta, janë ndërtuar shkolla dhe janë ofruar donacione dhe mbështetje të shumta me pajisje”.

Ai theksoi se në Kosovë ka fusha të shumta ku mund të investohet dhe u bëri thirrje biznesmenëve turq të investojnë në Kosovë. “Turqia mund ta mbështesë Kosovën duke investuar në më shumë fusha”, tha Demiri dhe ftoi posaçërisht investitorët që dëshirojnë të investojnë në fushën e turizmit.

Check Also

Mësojeni suren që ju ndihmon të mos e ndjeni varfërinë

Mësojeni suren që ju ndihmon të mos e ndjeni varfërinëKush e lexon suren Vakia pas …