Home / Kultura / Berati prezantohet në Turqi, në takimin e qyteteve historike të Ballkanit

Berati prezantohet në Turqi, në takimin e qyteteve historike të Ballkanit

Në Bashkinë Esenler (Stamboll) në Turqi u organizua takimi i qyteteve historike të Ballkanit. Tema e takimit ishte “Uji si element i qytetërimeve të hershme”. Aktiviteti evokoi vlerat e hershme të qytetërimeve ballkanike me ujin si element lidhës ndërmjet qyteteve.

Qytetet pjesëmarrëse ishin Esenler (Stamboll – Turqi), Berat (Shqipëri), Plovdiv (Bullgari), Nish (Serbi), Kostancë (Rumani), Vishegrad (Bosnjë-Hercegovinë), Bar (Mal i Zi), Prizren (Kosovë), Ohër (Maqedoni) dhe Kavallë (Greqi).

Në protokollin ceremonial, kryetari i Bashkisë Berat, Petrit Sinaj, zhvilloi takime me homologun e tij, kryetarin e Bashkisë Esenler, Tefik Goksu, me Zëvendëskryeministrin turk, Veysi Kaynak, me deputetë anëtarë të parlamentit turk dhe kryetarë të nëntë bashkive pjesëmarrëse, ku u diskutua forcimi i urave të bashkëpunimit të ardhshme, duke nxitur fqinjësinë e mirë në rajon. Gjatë takimit me Zv/kryeministrin turk, Sinaj diskutoi mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, turizmit dhe ujit.

Gjatë aktiviteteve të zhvilluara në takimin ballkanik “Qytetet Historike me lumenj” në Esenler, u organizuan disa aktivitete kulturore dhe arti, aktivitete shkencore dhe panaire të produkteve tipike të qyteteve.

Bashkia Berat u prezanua në këtë aktivitet me stendën promocionale turistike të Beratit, me një koncert të grupit të Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani” Berat dhe me recitime poezish shqiptare me temë ujin, performanca e të cilave u vlerësua maksimalisht nga publiku.

Qëllimi i aktivitetit ishte rizbulimi i ndikimit të ujit në qytetet historike të Ballkanit përgjatë historisë, si element lidhës mes popujve dhe që ka ndikuar në formimin e qytetërimeve dhe strukturave sociale të qyteteve me aktivitete arti, kulture dhe shkence.

Check Also

Pas namazit të sabahut ulet për të lexuar Kur’an dhe ndërron jetë në xhami (VIDEO)..

Vdekja është një ngjarje e madhe, një realitet i pashmangshëm, një fatkeqësi që do ta …