Home / Troje Shqiptare / Kosova / Berat Buzhala dhe izraelitet e Beogradit sulmojne Visar Korenicen

Berat Buzhala dhe izraelitet e Beogradit sulmojne Visar Korenicen

Ambasada e Izraelit në Beograd e cila mbulon edhe Kosovën e ka dënuar fuqishëm deklaratën e Visar Korenicës, kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar të Rahovecit, i cili në një postim në Facebook tha se shteti i Izraelit do të zhduket nga faqja e dheut.

Berat Buzhala dhe gazeta e tij Express prej disa ditesh jane duke sulmuar kandidatin e Levizjes Vetevendosje, Visar Korenica per komunen e Rahovecit. Buzhala ka marre nje postim te Visarit kunder krimeve te Izraelit kunder palestinezeve – dhe ate postim e ka bere lajm duke e treguar Visarin si anti-semit. Visar Korenica i eshte pergjigjur akuzave te Buzhales duke treguar qe i do hebrejte, por eshte kunder krimeve te regjimit te Benjamin Netanjahut.

Megjithate, Buzhala nuk ndalon. Sot ai ka kontaktuar ambasaden izraelite ne Beograd – pasi Izraeli nuk e njeh Kosoven dhe eshte ne krah te Serbise. Ne prononcimin e kesaj ambasade, izraelitet e Beogradit sulmojne Visar Korenicen si me poshte:

“Ambasada e shtetit të Izraelit i dënon fuqishëm komentet e z. Korenica. E dënojmë çfarëdo shprehje të urrejtjes. Ne konsiderojmë se jemi miq të Kosovës dhe besojmë se kritikat duhet të shprehen brenda rregullave dhe vlerave demokratike. Ne shpresojmë se këto komente të papranueshme nuk e përfaqësojnë mendimin e ndonjë partie politike apo të institucioneve të Kosovës”, ka thënë Lana Erakovic, zyrtare për media në Ambasadën e Izraelit në Beograd, në një përgjigje elektronike dërguar Gazetës.

Por edhe pse Visar Korenica i eshte pergjigjur shpifjeve te Berat Buzhales, deri me tani gazeta Express nuk ka botuar asnje nga reagimet e Korenices.

Check Also

Të ecësh, për sport dhe shëndet

Të gjithë janë dakord që për të qenë në formë dhe shëndet kemi nevojë të …