Home / Feja / Bëje ditën e fundit të ramazanit ditën më të mirë të muajit – Feja

Bëje ditën e fundit të ramazanit ditën më të mirë të muajit – Feja

Bëje ditën e fundit të ramazanit ditën më të mirë të muajit
Veprat shpërblehen dhe vlersohen sipas përfundimit të tyre, prandaj o agjërues/e, nëse gjatë agjërimit tënd ke vepruar gjëra të cilat ndikojnë në pakësimin e shpërblimit, atëherë ka mbetur edhe një ditë me anë të të cilës mund të përmisosh tërë muajin, e kjo është dita e fundit e agjërimit të ramazanit. 3
Përcillet se Profeti alejhi selam ka thënë: “ Nëse Allahu do të mirën për dikënd, atëherë e përdor atë përpara vdekjes së tij.” Dikush nga të pranishmit pyeti:
“ Si e përdor?” Profeti alejhi selam tha: “ Allahu e udhëzon atë njeri në veprën e mirë, përpara vdekjes dhe më pas ia merr shpirtin në këtë gjendje.” Ahmedi

Hadithi tregon se nëse përfundimi i njeriut është i mirë, atëherë edhe e ardhmja e tij në Botën e përtejme do të jetë e mirë, po kështu edhe adhurimi i tij, nëse fundi i tij është më i miri se fillimi, atëherë adhuruesi do ta marrë shpërblimin për pjesën më të mirë edhe nëse ajo është pjesa e fundit e adhurimit.
Mbushe ditën e fundit të agjërimit me namaze nafile, lexim Kurani, dhikër, dua, pendim, sadaka etj.

Check Also

Nëse doni që me të vërtetë të kuptoni Islamin, shikoni të kaluarën.

nga Robert Fisk. Emir Abdulkadiri ishte një mysliman, asket, sheik, humanist, mbrojtës i popullit të …