Home / Feja / Bëhu prej atyre që e falin sabahun

Bëhu prej atyre që e falin sabahun

Dita e tretë e Ramazanit

 

Ajet kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

“Kryeje namazin prej kthimit të Diellit (nga gjysma e qiellit) deri në errësirën e natës dhe këndo Kuran në agim; me të vërtetë, falja e mëngjesit është e dëshmuar (nga engjëjt).” (Kuran, 17:78)

 

Thënie profetike

I Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ ka thënë:

“Ai që e fal sabahun, e ka garancinë e Allahut.”

[E shënon Muslimi.]

Urtësi

Hasen el Basriu thoshte: “O biri i Ademit! Në qoftë se e nënvlerëson namazin, cila çështje e fesë të qenka e rëndësishme?!”

 

Jam zemërmirë, ndaj nuk kam pse falem (!)

I Dërguari i Allahut na ka treguar se, për çdo mëkat që bën njeriu, i vendoset nga një pikë e zezë në zemër… Atëherë, si mund të jetë zemërbardhë ai që së paku pesë herë në ditë e zezon zemrën e tij duke mos u falur, përkatësisht mëkaton ndaj Allahut?!

Këshillë

Bëhu prej atyre që e falin sabahun, në mënyrë që ta fitosh garancinë e Allahut, dhe kurrë mos e nënvlerëso namazin, sepse ai është shtylla e fesë.

 

Përgatitur nga:  Hoxhë Jusuf Kastrati /30ditët/

Check Also

Pemët që kanë shumë sheqer dhe ato që kanë pak

Mos u lodhni shumë duke zgjedhur pemët të cilat kanë pak sheqer, sepse sheqeri i …