Home / Troje Shqiptare / Kosova / Artan Grubi arsyeton bllokimet e VMRO-së

Artan Grubi arsyeton bllokimet e VMRO-së

Artan Grubi arsyeton bllokimin e Kuvendit nga deputetët e VMRO DPMNE-së, duke thënë se një gjë të tillë e ka bërë edhe BDI-ja por edhe LSDM-ja. I pyetur lidhur me porositë e Tusk dhe zyrtarëve të lartë të Brukselit për krizën, Grubi në emisionin “200” përsëriti edhe një herë qëndrimin se kriza në Kuvend mund të zgjasë më shumë se sa pritej, madje katër vite.

Kishim porosi pa ekivoke nga Brukseli zyrtar drejtuar në veçanti Ivanovit dhe VMRO DPMNE-së për ta zhbllokuar situatën për të mos mbajtur peng qytetarin, zhvillimin ekonomik dhe paqen në vend. Por ama gjitha këto apele po vijnë në vesh të shurdhër pasi situata të cilën ne e shohim në Kuvend duket se do të zgjasë goxha si shumë dhe jo vetëm ato dy tre javë që mendonim që në fillim por nga pretendimet e deputetëve të VMRO DPMNE-së kjo mund të zgjasë deri në 4 vite. Këtë praktikë e ka bërë dhe LSDM e ka bërë dhe BDI, ju kujtohet Talat Xhaferri bllokonte kuvendi për ligjin e branitellave për javë të tëra – tha Artan Grubi, BDI.
Skender Rexhepi nga Lëvizja Besa, tha se mesazhi i Tusk ishte i qartë, Gruevski po e fundos demokracinë në vend.

Deklarata e Tuskut ishte shumë e qartë, në Maqedoni po vdes demokracia dhe kjo kështu mund të kuptohet. Faktori i brendshëm dhe i gjithë kësaj gjendje janë udhëheqësit e VMRO-së, të cilët në vazhdimësi vazhdojnë të ushqejnë këtë element – tha Skënder Rexhepi, Lëvizja Besa.
Nënkryetari i LR PDSH-së Agon Ferati tha se Evropa nëpërmjet mesazheve të fundit të Donald Tusk, distancohet nga VMRO DPMNE-ja dhe BDI-ja.

Mesazhet ju drejtohen partive që kontrollojnë institucionet, ndërsa qytetarët u shprehën qartë në zgjedhje se shumica prej tyre, edhe shqiptarët edhe maqedonasit mbështesin integrimin në BE. Fundi, fundit donatorët kryesorë ne kemi Brukselin, Bankën qendrore, Bankën për zhvillim – tha Agon Ferati, LR PDSH.
Nga LSDM-ja thonë se nëpërmjet vizitave të zyrtarëve të lartë të BE-së, Brukseli kërkon nga Ivanovi të mos bllokojë edhe më tej vlerat demokratike, të tregoj maturi dhe mençuri politike. Presidenti Ivanov edhe në konferencën e djeshme me Tusk bëri të qartë se nuk do të heq dorë nga vendimi për mos dhënien e mandatit.

Check Also

Lavrov: konfrontimet verbale midis liderëve amerikanë dhe verikorean “luftë çerdhesh”

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së …