Home / Bota / Arrestohen disa spiunë të Izraelit në Gaza

Arrestohen disa spiunë të Izraelit në Gaza

Organet e sigurisë në Gaza kanë arrestuar disa spiunë të regjimit të Izraelit, të cilët mendohet se janë implikuar në vrasjen e Mazen Fukaha, një prej komandantëve të brigadave Izeddin Kassam, krahu i armatosur i Lëvizjes Hamas.

Agjencia palestineze e lajmeve Al-Ahd, duke cituar organet e sigurisë në Gaza, bëri të ditur se këta spiunë akuzohen se kanë zbuluar vendbanimin e Mazen Fukaha dhe kanë zbatuar planin izraelit për vrasjen e tij. Ndërkohë, Ismail Hanije, nënkryetar i Zyrës Politike të Hamasit, deklaroi se Hamasi e konsideron Izraelin përgjegjës për vrasjen e Mazen Fukaha, ndërsa këta spiunë do të marrin dënimin e merituar./ PT

Check Also

Çfarë duhet të dimë rreth rrahjeve të shpeshta të zemrës…

Po ndjesinë e zemrës që sikur resht së rrahuri për një sekondë? Ajo për të …