Home / Troje Shqiptare / Kosova / Arrestohen 3 persona për sulmin ndaj flamurit turk në Prizren

Arrestohen 3 persona për sulmin ndaj flamurit turk në Prizren

rreston tre të dyshuar meshkuj, të cilët në bashkëveprim kanë hequr nga shtylla elektrike një flamur të shtetit të Turqisë.

Në një njoftim nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se të tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ndryshe, dje, në 9-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, disa të rinj në qytetin historik të Prizrenit kanë hequr flamurin turk i cili qëndronte i varur në një shtyllë. Në një video të dërguar në mediat kosovare, shihet se si këta të rinj heqin flamurin turk nga shtylla, duke thënë se “Kjo festë është e jona”. Në video po ashtu shihet se të rinjtë kanë shkelur dhe kanë shqyer flamurin turk.

Ndërkaq, sulmin e dënuan Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, si dhe Partia Demokratike e Turqve të Kosovës.

Check Also

Takimi i presidentit turk me Emirin e Katarit në Ankara

Zyra e presidencës turke njoftoi se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua të enjten …