Home / Feja / Ardhja e ëngjëllit Xhibril

Ardhja e ëngjëllit Xhibril

Muhamedi (s.a.v.) besonte se ka vetëm një Allah, Krijues i diellit. i hënës, i tokës, i qiellit dhe i të gjithë gjallesave, dhe se të gjithë njerëzit duhet të adhurojnë vetëm Atë. Muhamedi (s.a.v.) shpesh e lëshonte qytetin e mbushur plot e përplot me njerëz dhe shkonte në shpellën e malit Hira. Atij i pëlqente të rrinte atje i vetëm dhe të ushqehej nga pak, larg nga të gjitha mendimet e botës dhe të jetës së përditshme.Në moshën dyzetvjeçare Muhamedi (s.a.v.) e lëshoi Mekën me qëllim që Ramazanin, muajin e agjërimit ta kalojë në shpellë. Në gjysmën e dytë të Ramazanit, Allahu filloi që nëpërmjet Muhamedit (s.a.v.) t’ia zbulojë njerëzimit porosinë e Tij.Shpallja e parë ndodhi si vijon: Meleku Xhibril erdhi në shpellë te Muhamedi (s.a.v.) dhe atij i urdhëroi: “Lexo!”. Muhamedi (s.a.v.) u përgjigj: “Unë nuk di të lexoj”.Në këtë çast meleku e mori Muhamedin (s.a.v.) në duart e veta dhe e shtrëngoi shumë. Pastaj e lëshoi atë dhe përsëri i tha: “Lexo!”.”Nuk mundem” u përgjigj Muhamedi (s.a.v.) e pas kësaj përsëri meleku e përqafoi. Për të tretën herë meleku e urdhëroi Muhamedin (s.a.v.) që të lexojë, mirëpo ai akoma thoshte se nuk mundej dhe përsëri u përqafua.Sidoqoftë, duke e lëshuar këtë herë meleku Xhibril i tha:

Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit!

“Lexo, me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës) Lexol Se Zoti yt është
më bujari! Ai që e mesoi (njeriun) te’ shkruajë me penë. I mësoi njeriut atë që nuk e dinte.” (El-Alak: 1-5)

Muhamedi (s.a.v.) i përsëriti këto ajete ashtu siç i kishte thënë meleku. Kur meleku u sigurua se Muhamedi (s.a.v.) i mësoi këto përmendësh, atëherë u largua.Tani kur mbeti vetëm, Muhamedi (s.a.v.) nuk mund të kuptonte se çfarë kishte ndodhur me të. Ai ishte i friksuar dhe menjëherë nxitoi jashtë shpellës. Ndoshta shpella ishte e magjepsur? Ndoshta shejtani kishte zënë vend në mendjen e tij? Mirëpo, atë e ndaloi një zë i cili erdhi nga qielli dhe i tha: “0 Muhamed (s.a.v.) ti je i Dërguari i Allahut dhe unë jam Xhibrili.” Ai e ngriti kokën lart, nga qielli, dhe ngado që kthehej shihte melekun Xhibril.

Në gjendje të hutuar u kthye në shtëpi te Hatixheja. Kur e pa se dridhej, sikur të kishte ethe, gruaja e tij u brengos shumë. Ai e luti që ta mbulojë me batanije të cilën gjë ajo e bëri menjëherë. Pas një kohe u qetësua aq sa të tregojë se ç’z’ kishte ngjarë në malin Hira.Hatixheja i besoi çdo gjë që tha dhe me një respekt të madh i tha:”Bëhu i lumtur, o djali i xhaxhait tim dhe bëhu i besueshëm. Unë me të vërtetë betohem në Allahun, i Cili shpirtin tim ka në duart e Tij, se ti do të jesh i Dërguari i njerëzve tanë.” Muhamedi (s.a.v.), i dërguari i Allahut, u rehatua prej besimit që ajo kishte në të, mirëpo pas gjithë atyre që kishin ndodhur e ndjente veten tepër të lodhur dhe menjëherë e zuri gjumi.Hatixheja e la të Dërguarin (s.a.v.) duke fjetur dhe shkoi të takojë kushëririn e saj Uereka ibn Neufelin, me qëllim që ta pyeste se ç’mendonte rreth asaj që kishte ndodhur. Uereka ishte një njeri shumë i urtë, i cili kishte lexuar mjaft libra, ndërsa pas leximit të Ungjillit, ishte bërë edhe i krishterë. Ai i tha Hatixhesë se Muhamedi (s.a.v.) kishte qenë i zgjedhur nga Allahu që të jetë i Dërguari i tij. Ashtu sikundër edhe më
parë, kur meleku Xhibril kishte ardhur te Musai dhe e kishte urdhëruar që ta udhëheqë popullin e vet, ashtu edhe Muhamedi (s.a.v.) do të bëhet Pejgamber i njerëzve të tij.Mirëpo, Uereka paralajmëroi se të Dërguarin nuk do ta dëgjojnë të gjithë njerëzit, ndërsa disa nuk do t’i shohin me sy të mirë ithtarët e tij. Sido që të jetë, ai duhet të jetë i durueshëm, sepse ka një porosi të madhe për tërë botën.Prej asaj dite, meleku Xhibril vinte shpesh te i Dërguari (s.a.v.) kurse ajetet
që ai i thoshte porositë e Allahut drejtuar njeriut, më vonë filluan të shkruhen dhe ndër ne njihen si Kurani i Shenjtë.

Check Also

Ardhja jonë në këtë botë nuk është rastësi

Qëllimi i krijimit tonë: Nga erdhëm ne, pse erdhëm dhe ku do të shkojmë? Një …