Home / Bota / Arabia Saudite arreston dy aktivistë të të drejtave

Arabia Saudite arreston dy aktivistë të të drejtave

DUBAI – Dy mbrojtës të rëndësishëm të të drejtave të njeriut në Arabine Saudite u arrestuan fundjavën e kaluar, thanë diten e martë aktivistët, në një kohë shtypjesh të vazhdueshme kundër desidentëve të Mbretërise.

Abdulaziz al-Shubaily dhe Issa al-Hamid janë të dy anëtarë të Shoqatës lokale të të Drejtave Civile dhe Politike (ACPRA), të cilë autoritetet e Arabisë Saudite e kanë ndaluar dhe mbyllur në vitin 2013.

Burimet e cituara nga Qendra e Gjirit për të Drejtat e Njeriut (GCHR) thanë se arrestimet ishin të lidhura me bindjet e kaluara.

Një gjykatë speciale më herët këtë vit konfirmoi dënimin me tetë vjet burg për Shubaily për thirrje të bëra për protesta të cilat autoritetet i përshkruan si kërcënuese për rendin publik.

Një tjetër gjykatë e dënoi Hamidin me 11 vjet burg në apel në vitin2016, pasi në fillim i dhanë nëntë vjet burg, për “dëmtim të imazhit të shtetit”.

Nuk është e qartë se pse ata të dy nuk i kryen dënimet e dhëna më parë apo pse u arrestuan tani në këtë kohë.

Konfirmim të menjëhershëm të arrestimeve nga qeveria nuk pati.

“Kjo është një kohë e errët për lirinë e shprehjes në Arabinë Saudite,” tha në një deklaratë Samah Hadid i Amnesty International .

“Këto dy arrestime kanë konfirmuar frikën tonë se udhëheqja e re nën Mohammed bin Salman është e vendosur që të shtypë lëvizjet e të drejtave të njeriut në mbretëri,” tha Hadid, duke iu referuar djalit të mbretit Salman, i cili u bë princ kurorë më herët këtë vit.

Human Rights (GCHR) kërkoi lirimin e tyre të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar, duke i quajtur ata të burgosurit e ndërgjegjes.

Arrestimet vijnë pasi autoritetet javën e kaluar arrestuan shume qytetarë, duke përfshirë klerikë me ndikim, në atë që aktivistët e përshkruan si një goditje të koordinuar.

Analistët thonë se shumë prej të arrestuarve janë kundërshtues ndaj politikës së jashtme agresive të princit Mohammed, që përfshin bojkotin ndaj Katarit, si dhe disa nga reformat e tij të guximshme, duke përfshirë privatizimin e aseteve shtetërore dhe uljen e subvencioneve.

Zyrtarët sauditë, pa treguar detaje të mëtejshme, insistojnë në sugjerimin se një komplot i huaj ka për qëllim përmbysjen e qeverisë./ Gazeta Impakt

burimi:nation

Check Also

Të ecësh, për sport dhe shëndet

Të gjithë janë dakord që për të qenë në formë dhe shëndet kemi nevojë të …