Home / Bota / Ankaraja do të riemërojë rrugën e ambasadës së SHBA-së me emrin “Dega e Ullirit”

Ankaraja do të riemërojë rrugën e ambasadës së SHBA-së me emrin “Dega e Ullirit”

Emri i rrugës në të cilën ndodhet Ambasada e Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin e Turqisë do të ndryshohet me emrin “Dega e Ullirit”, tha të hënën kryebashkiaku i Ankarasë, Mustafa Tuna.

Në një deklaratë të publikur në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, kryebashkiaku tha se propozimi për të ndryshuar emrin e rrugës është nënshkruar dhe tani pritet ti paraqitet këshillit të qytetit.

Emri aktual i rrugës është Nevzat Tandoğan, i cili ka qenë kryebashkiaku i katërt i kryeqytetit.

Dega e Ullirit është emri i operacionit anti-terror që Turqia po zhvillon në Afrin të Sirisë. Operacioni synon neutralizimin e grupit terrorist YPG, dega siriane e organizatës terroriste PKK, por që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara./dailysabah/Gazeta Impakt

Check Also

Cfare qellimi(nijeti) duhet te kemi per agjerim?

(Nga Shejkh Muhammed Husejn Jakub) 1. Se pari, beje nijet se je duke bere nje …