Home / Troje Shqiptare / Kosova / Akt terrorizmi në Kosovë: sulmohet flamuri i Turqisë

Akt terrorizmi në Kosovë: sulmohet flamuri i Turqisë

Në qytetin e Prizrenit në Kosovë ka ndodhur një sulm ndaj flamurit të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Teksa në mesin e flamujve të varur në vende të ndryshme të Kosovës me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë është varur edhe flamuri turk, në disa pamje të shpërndara në rrjetin social Facebook nga përdoruesi me emrin Bajram Hoti shihet se si një person mbrëmë ka ulur flamurin turk në një shtyllë ndriçmi, ka hedhur atë dhe e ka shkelur.

Në një deklaratë për AA, Kryekonsullata e Turqisë në Prizren e ka konfirmuar sulmin ndaj flamurit turk.

Në deklaratë thuhet se janë në kontakt me Komunën e Prizrenit dhe policinë e Kosovës në lidhje me sulmin. “E dënojmë në mënyrën më të fuqishme këtë sulm të shëmtuar dhe të neveritshëm ndaj flamurit tonë”, thuhet më tej.

Ndërkaq, në një deklaratë të përbashkët nga deputetët e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka ve Müferra Şinik, thuhet se incidentet pikëlluese vazhdojnë të ndodhin në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë së vendit.

“Siç kemi ndjekur nga faqet e lajmeve, mbrëmë është kryer sulm ndaj flamurit turk nga person ose persona të panjohur. Përsëritja e këtij sulmi të neveritshëm i cili ka ndodhur disa herë më parë tregoi edhe njëherë se dënimet për sulmin e mëhershëm me koktej molotovi ndaj Kryekonsullatës së Turqisë në Prizren dhe sulmet e ngjashme kanë qenë jo parandaluese. I denoncojmë ashpër autorët e këtij sulmi dhe urojmë që ata të kapen sa më parë dhe të marrin ndëshkime më të larta në kuadër të ligjeve”, theksohet në deklaratë.

Ndryshe, edhe më herët në Kosovë kanë ndodhur sulme të ngjashme. Me rastin e nëntëvjetorit të pavarësisë së vendit kishte ndodhur incident i ngjashëm, ndërsa në vitin 2016 ishte kryer sulm ndaj Kryekonsullatës së Turqisë në Prizren.

Check Also

A ka ndonjë vlerë duaja e ditës së Arafatit për ata që nuk janë në haxh?

Pyetja: A pranohet duaja e ditës së Arafatit për ata që nuk janë në haxh? …