Home / Feja / A lejohet larja dhe freskimi i trupit kur je me agjërim?

A lejohet larja dhe freskimi i trupit kur je me agjërim?

Agjëruesit i lejohet të freskohet duke hedhur ujë mbi trupun e tij, qoftë për larje të detyrueshme, të pëlqyeshme ose të lejueshme. Atij i lejohet që të futet në ujë, por duhet të ketë kujdes që të mos i depërtojë gjë në brendësi të trupit.

Aishja (radijAllahu anh) ka thënë: “Profeti (alejhi selam) gdhihej xhunub, pastaj lahej, pastaj shkonte në xhami dhe koka i pikonte ujë. E kështu atë ditë agjëronte.” (Ahmedi, Nesaiu)

Ebu Bekër Ibn Abdurrahman transmeton nga një shok i Profetit (alejhi selam) që ka thënë se, e ka parë Profetin në Arxh të hidhte ujë mbi kokë, nga etja ose nga të nxehtit, ndërkohë që ishte me agjërim.” (Ebu Daudi 2365. Shejh Albani në sahih Ebu Daud)

Enesi (radijAllahu anhu) ka thënë: “Unë kam një basen të vogël , ku futem e lahem edhe kur jam me agjërim.” (Buhariu)

“Mësime të zgjedhura për Ramazanin” Ibrahim Ibn Muhamed el-Hukal

Check Also

Hashim Thaçi kërkon ndihmën arabe, pasi Vatikani dhe Izraeli e kane braktisur Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Nju Jork për seancën e …