Home / Feja / A janë këto tunelët hapsinore, nepërmjet të cilave Profeti Muhamed alejhi selam udhëtoi në qiell në natën e Isras dhe Miraxhit?!

A janë këto tunelët hapsinore, nepërmjet të cilave Profeti Muhamed alejhi selam udhëtoi në qiell në natën e Isras dhe Miraxhit?!

Nata e Israsë dhe Miraxhit është një ndër mrekullitë e Zotit që i dha profetit Muhammed alejhi selam. (Për të lexuar natën e Miraxhit kliko këtu) Brenda një natë profeti alejhi selam nga Qabja e Shenjtë shkoi në Xhaminë Alaksa dhe nga aty u ngjit në 7 qiej. Rreth kësaj ngjarje kanë folur shumë dijetarë madje disa prej tyre kanë qënë edhe kristianë. Prifti i cili qëndronte përkrah Herakliut të parit të kristianëve teksa ishte prezent mes bisedës së Herakliut dhe Ebu Sufjanit dëgjoi për këtë ngjarje dhe e pohoi. Herakliu u çudit! Dhe i tha:
– Ku e di ti?!
– Në atë periudhë ekzaktësisht me datën që ky po korespondon, unë kam qënë i pari i atij vendi, i atij kulti. Dhe në mbrëmje, thirrëm rojet të mbyllnim dyert por nuk i mbyllëm dot! Më pas thirrëm disa ushtarë por përsëri dyert nuk mbylleshin. E kuptova që do ndodhte diçka e madhe dhe iu thashë: “Lereni sepse këtu do ndodhë diçka e madhe shumë!” Kur erdhëm ditën tjetër kemi gjetur shenja dhe gjurmë. Deri më sot nuk e kisha kuptuar se çfarë kishte ndodhur, por tani nëse është kështu siç thotë ky, kjo është një ngjarje e vërtetë sepse unë isha prezent.
Në atë natë ishin mbledhur të gjithë Profetët e Zotit të Madh, ishte Xhebrail Emini. U bë një falje e madhe dhe  imami i cili i priu në namaz ishte Profeti jonë i dashur, Muhammedi Alejhi Selam. Udhëtimi zgjati brenda natës dhe mjeti që profeti alejhi selam lëvizi ishte Buraku. Buraku ishte kafsha apo mjeti që ku i shikonte syri vendoste këmbën. Mjeti më i shpejtë, pretendohet se është nga mjetet e Xhennetit. Me anë të Burakut Profeti i fundit i njerëzimit, Muhammedi alejhi selam udhëtoi në 7 qiej dhe më pas u rikthye në tokë.
Në vitin 1835, Ajnshtain dhe fizikanti Nathan Rosen, në Teorinë gjenerale të relativitetit, hodhën idenë e ekzistimit të një lloji objektesh kozmike, për të cilat ata mendonin se ekzistojnë në hapesirë-kohë dhe për të cilat, ligjet e fizikës e lejojnë ekzistencën e tyre!
Këta dy shkencëtarë thanë se këto tunele lidhëse janë të atij lloji, që mund të shërbejnë për udhëtim nga njëra hapësirë e largët e universit tek tjetra ,dhe ky udhëtim të bëhet per një kohë shumë të shkurtër!
Koha në tunele hapsinore të cilat nga shumë shkencëtarë quhen si “Vrima të krimbit ” wormholes” , mendohet se është e ndryshme nga ajo jashtë tyre, poashtu shumë shkencëtarë sot mendojnë se këto tunele hapsinore lidhin dy Vrima të zeza, me njëra-tjetrën!
Përdrerisa këto tunele hapsinore mundësojnë udhëtimin për një kohë të shkurtër, të distancave të largëta të universit, atëherë ngrihet pyetja që Profeti Muhmed a.s, në natën e Isras dhe Miraxhit kur udhëtoi në qiell brenda një nate,  a mund ta ketë bërë nëpërmjet këtyre tuneleve hapsinore, të cilët shkurtojnë kohën e udhëtimit?! Zoti e di mësemiri.

Check Also

Mbi 1500 persona pësojnë sulm në tru çdo vit në Kosovë

Sëmundja nga aksidenti vaskular trunor ose siç njihet në gjuhën popullore si “pika në tru”, …