Home / Feja / A e ndryshon duaja vendimin e Zotit?

A e ndryshon duaja vendimin e Zotit?

Pyetja: Selam alejkum! Desha tė di se a e ndryshon duaja vendimin e Zotit? P.sh., nėse je e shėmtuar, me anė tė duasė, nėse do Zoti, a bėhesh e bukur?

Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Problemi qė ju preokupon nuk ėshtė njė caktim apo vendim i pandryshueshėm nė pėrgjithėsi. Fizionomia e njeriut vazhdimisht ndryshon; sa e sa raste kemi kur njeriu nė fėmijėri ka pasur tjetėr pamje dhe mė vonė ka ndryshuar, ėshtė bėrė mė i bukur ose anasjelltas. Kėshtu qė bėrja e lutjes pėr njė gjė tė tillė nuk ėshtė e ndaluar dhe ėshtė e mundur tė bėhet kjo formė e duasė.
Por, siē mund tė kuptojmė nga pyetja juaj, duket se jeni shumė e preokupuar me dukjen tuaj, gjė qė ju bėn tė mėrziteni. Vėrtet ėshtė e kuptueshme kjo brengė e juaja, posaēėrisht nėse do tė supozonim se jeni nė moshėn e adoleshencės. Sido qė tė jetė, psikologėt theksojnė se preokupimi i tė rinjve nė pėrgjithėsi me pamjen e tyre, posaēėrisht te vajzat, ėshtė njė pėrditshmėri. Madje nė kėtė periudhė tė jetės, edhe asaj vajze qė do tė ishte mė e bukura nė mesin e shoqeve tė saja patjetėr ndodh nganjėherė tė mos i pėlqejė dukja e saj dhe tė qėndrojė me orė tė tėra para pasqyrės duke shikuar veten.
Pa u zgjeruar ju kėshillojmė qė tė mos humbni kohė me kėto preokupime. Vėrtet bukuria dhe pamja tėrheqėse ėshtė njė karakteristikė e jashtme qė e dėshiron pothuajse ēdonjėri, por nė esencė nuk ėshtė ndonjė cilėsi prej sė cilės do tė pėrfitonte shumė prej saj vetė njeriu. Me fjalė tė tjera, ekzistojnė me dhjetėra cilėsi tė tjera tė cilat janė mė tė lavdėruara, mė tė mira, mė tė dobishme dhe ėshtė mė e mundshme qė njeriu tė karakterizohet prej tyre. Prandaj njeriu i cili ia do tė mirėn vetes duhet tė kujdeset pėr kėto veēori, tė kujdeset tė tentojė ta zbukurojė personalitetin e tij me kėto cilėsi tė larta. Lexo se ēfarė thotė i Dėrguari, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė: “Vėrtet Allahu i Lartėsuar nuk shikon fizionominė tuaj e as trupin tuaj, por shikon zemrat tuaja dhe veprat.” Shėnon Muslimi dhe tė tjerė.
Pastaj ju e dini gjithashtu se bukuria ėshtė diēka kalimtare dhe nuk ėshtė e pėrhershme. Nė fund, theksojmė edhe njė herė qė tė mos brengoseni me kėtė dhe mundohuni tė jeni e afėrt dhe e dashur te njerėzit me sjellje tė mira, bujari, personalitet fisnik, mendjemprehtėsi, etj.. Kėto janė mė tė fuqishme dhe mė thelbėsore nė futjen e dashurisė dhe nė krijimin e raporteve mė tė gjata dhe tė frytshme. Kurse bukuria nė shikim tė parė mund tė duket primare, por ndėrtimi i raporteve duke u mbėshtetur tek ajo nė shumicėn e rasteve ėshtė e dėshtuar.

Alaudin Abazi

Shperndaje lajmin A e ndryshon duaja vendimin e Zotit? ne facebook, twiter, google+ etj.

Check Also

Duaja e Profetit a.s për gjendjen e shqetësimit dhe dëshpërimit

Ndiheni pa të ardhme, të dështuar dhe të rrënuar… Këto janë disa nga termat e …