Home / Feja / A e keni menduar si punon truri i njeriut?! Zbulimet shkencore dhe përmendja në Kur’anin famëlartë!

A e keni menduar si punon truri i njeriut?! Zbulimet shkencore dhe përmendja në Kur’anin famëlartë!

Truri është një ndër dhuratat dhe mrekullitë që Krijuesi i Gjithësisë i ka dhuruar krijesës së Tij, njeriut! Rëndësia e trurit është e madhe sepse ai bëhet shkas në ndërmarjen e veprimeve të njeriut! Çdo veprim është i lidhur me trurin, por në të vërtetë si funksionon truri, si njihen sendet, si kryhen veprimet dhe si truri i përpunon mendimet?! Mjafton të marim një shembull praktik që kuptimi i saj të jetë i thjeshtë:Shpërndani mbi dysheme në mënyrë të çrregullt pjesët e një loje enigmë, me forma të ndryshme të një figure dhe supozoni që këto pjesë janë e tërë njohuria që keni rreth botës. Për shembull, lë të supozojmë që disa prej këtyre formave përfaqësojnë dritën, disa të tjera përfaqësojnë ngjyrat, dhe disa të tjera tingujt. Tani merrini këto pjesë një nga një dhe filloni t’i bashkoni për të formuar figurën si të tërë. Për të realizuar detyrën e mësipërme juve ju duhet një kohë e gjatë të menduari, ndërsa truri juaj e realizon këtë në të qindtat e sekondës, i cili funksionon në sajë të frymëzimit të dhënë nga All-llahu.

A e dini si ndodh?!

Truri mbledh informacionet e mara nga sytë, hunda, veshët, lëkura, goja etj dhe i interpreton ato. Ai që e mundëson këtë interpretim, është bashkimi i 100 bilion qelizave nervore të trurit. Këto qeliza veprojnë në mënyrë të vazhdueshme ju bëjnë të mundur të shihni ngjyrën e mollës që po hani, të njihni zërin e një mikut tuaj të ngushtë dhe të perceptoni aromën e një çokollate të ngrohtë. Në të njëjtën kohë, trurit i dërgohen stimuj nga sytë tuaj, hunda, këmbët po ashtu edhe nga shumë pjesë të tjera të trupit tuaj. Truri juaj i analizon këto stimuj ardhës dhe u dërgon përgjigje të përshtatshme pjesëve në fjalë të trupit tuaj, dhe këto të fundit veprojnë sipas këtyre përgjigjeve. Tani le t’i rikujtojmë të gjitha këto veprime. Në trupin tuaj ndodhin njëkohësisht shumë vargje veprimesh të pandërprera. Ndërsa jeni duke lexuar një libër, në të njëjtën kohë, ju dëgjoni zëra nga bota e jashtme, ndjeni përkëdheljen e butë të maces tuaj ndërsa ajo kalon në këmbët tuaja, shijoni shijen e lëngut të ndonjë fruti që po pini, zemra juaj vazhdon të rrahë dhe shumë veprime të tjera marrin pjesë në të njëjtën kohë në trupin tuaj. Truri juaj merr, përmes nervave të shpërndara në të gjithë trupin, vazhdimisht stimuj nga pjesët e tjera të trupit. Truri i vlerëson këto stimuj dhe u përgjigjet pjesëve të duhura të trupit. Për shkak të këtyre përgjigjeve që

sigurohen nga truri, ju mundeni të lëvizni, shikoni, dhe dëgjoni. Çfarë do të ndodhte nëse do t’u jepej juve përgjegjësia për të kontrolluar të gjitha këto procese vetëm për pak sekonda? Sigurisht që ju nuk do të ishit në gjendje t’i kontrollonit të gjitha në të njëjtën kohë. Por, megjithatë, në sajë të krijimit të përkryer të All-llahut, truri juaj dhe pjesët e tjera të trupit tuaj veprojnë së bashku dhe i kryejnë të gjitha këto detyra pa pasur nevojë për ndonjë ndërhyrje nga ana juaj. Të gjitha llojet e informacioneve transmetohen nga trupi për tek truri juaj në formën e stimujve elektrikë, të cilët kanë nevojë që të interpretohen. Vetëm atëherë ju mund të provoni, freskinë e erës, shijen e lëngut të pjeshkës, erën e këndshme të patateve të skuqura. Mirë, atëherë, a mendoni se është e mundur për trurin tuaj, i cili është vetëm një copë mishi që nuk peshon më shumë se 1.5 kilogram, t’i përmbushë të gjitha këto detyra vetë? Sigurisht që jo. Vetëm në sajë të krijimit të mrekullueshëm të Allahut, truri juaj mund t’i kryejë të gjitha këto detyra në të njëjtën kohë. Në të vërtetë, truri është i përbërë nga qeliza nervore, të cilat mund të shihen vetëm me mikroskop. A mendoni që vetë qelizat tuaja nervore mund të shikojnë ambjentin tuaj përeth?! Sigurisht që jo. Kjo për arsye se, qelizat nervore janë të përbëra prej pjesësh fare të imta mishi. Këto zbulime jane bërë të mundura vetëm në sajë të mjeteve të fundit të teknologjisë. Krijuesi i Gjithësisë është Ai i Cili krijon çdo gjë në mënyrë të përkryer dhe na paraqet secilit prej nesh një jetë të mrekullueshme dhe të bukur. Ajo çfarë ne duhet të bëjmë në këmbim të kësaj mirësie është që të jemi mirënjohës dhe falënderues ndaj Zotit tonë. Për shembull Allahu na ka dhënë sytë dhe veshët, dhe na ka urdhëruar ta falënderojmë Atë për këto: Është Ai që krijoi të dëgjuarit, të parët dhe zemrat për ju. Sa pak jeni falenderues ! (Sure Mu’minun:78)

Check Also

Limon dhe sodë buke, kombinimi i mrekullueshëm. 1000 herë më i fuqishëm se kimioterapia

Soda e bukës dhe një copë limoni të hedhur në një gotë uji mund të …