Home / Bota / 91 xhami janë sulmuar në Gjermani në vitin 2016

91 xhami janë sulmuar në Gjermani në vitin 2016

Qeveria gjermane thotë se vetëm në vitin 2016 janë sulmuar 91 xhami në vend.

Ministria e brendshme tha në një raport të premten vonë se shumica e sulmeve – 21 prej tyre – kanë ndodhur në shtetin perëndimor gjerman Rhine-Ëestphalia, i cili është shteti më i populluar i vendit me një numër të madh të emigrantëve muslimanë.

Raporti nuk jep detaje se sa keq janë vandalizuar xhamitë e ndryshme. Megjithatë, ai thotë se policia i ka identifikuar të dyshuarit në 12 raste dhe ka bërë vetëm një arrestim.

Sulmet ndaj xhamive dhe emigrantëve muslimanë kanë qenë në rritje, që kur ardhja e 890,000 azilkërkuesve në vitin 2015 shkaktoi një reagim të ashpër dhe ndjenja anti-muslimane në disa pjesë të shoqërisë gjermane.

Check Also

Pas namazit të sabahut ulet për të lexuar Kur’an dhe ndërron jetë në xhami (VIDEO)..

Vdekja është një ngjarje e madhe, një realitet i pashmangshëm, një fatkeqësi që do ta …