Home / Feja / 7 mënyra si të lehtësoni simptomat e dhimbshme të artritit!

7 mënyra si të lehtësoni simptomat e dhimbshme të artritit!

Ekzistojne nje sere menyrash natyrore qe mund te zvogëlojnë ndjeshëm dhimbjen dhe sikletin e shkaktuar nga të gjitha llojet e ndryshme të artritit.

1. Xhenxhefili.
Për të përdorur xhenxhefilin si një ilaç në shtëpi, pini deri në katër gota çaj xhenxhefili në ditë. Ju gjithashtu mund të përdorni xhenxhefil në salca dhe gatime te ndryshme.

2. Arra dhe fasule.
Magnezi është i rëndësishëm për të ndihmuar ne forcimin e kockave. Për të luftuar artritin, perdorni një dietë të pasur me magnez, i cili duhet të përfshijë zarzavate me gjethe si spinaqi, arrat dhe fasulet. Ju gjithashtu mund të merrni një shtesë magnezi ose të aplikoni vaj magnezi direkt në nyjet tuaja.

3. Dushi i mëngjesit.
Eshte mire te filloni diten me nje dush të ngrohtë qe ne mengjes. Ky lloj i “terapisë së nxehtë” do të lirojë çdo ngurtësi që ndjeni në nyjet tuaja. Ju gjithashtu mund të fleni me një batanije elektrike ose jastek me korent.

4. Vaj ulliri.

Vaj ullirit ekstra i virgjër përmban enzima anti-inflamatore që punojnë në të njëjtën mënyrë si ibuprofeni. Përveç konsumimit të vajit të ullirit si pjesë e dietës tuaj të përditshme ju gjithashtu mund të masazhoni me vaj ulliri nyjet tuaja dy herë në ditë.

5. Hani më shumë peshq.
Acidet yndyrore Omega-3 mund të ndihmojnë në zbutjen e nyjeve të ngurtesuara. Per një marrje më të lartë të acideve yndyrore Omega-3, ju mund të merrni një shtesë të përditshme të vajit të peshkut.

6.Hani më shumë agrume.
Vitamina C është e rëndësishme në formimin e komponentëve kryesorë të kërcit. Është gjithashtu një antioksidant i fuqishëm në luftën kundër rrezatimit të dëmshëm.Një nga mënyrat më të mira për të marrë më shumë Vitamina C, është thjesht të pini më shumë lëng portokalli dhe të hani më shumë portokall. Ju gjithashtu mund te konsumoni cdo dite ujë me limon.

7. Vishni dorashka në gjumë.
Ju mund të ndiheni paksa budallenj, por gishtat dhe dora do t’ju falenderojnë në mëngjes. Magazina më e mirë për shëndetin rekomandon që të mbajnë dorashka të ngrohta të përshtatshme për shtratin për të parandaluar që duart të jenë të fryra dhe të ashpra në mëngjes. Ju gjithashtu mund të lidhni një shall rreth bërrylave dhe gjunjëve për të sjellë lehtësim.

Burimi:/remedydaily.com/
©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

Check Also

Urimi i myftiut të kosovës naim ef. Tërnava me rastin e festës së Bajramit të Fitrit

Të nderuar besimtarë, vëllezër dhe motra! Po përcjellim muajin e Ramazanit, muajin më të veçantë, …