Home / Feja / 307.Njeriu i fundit që do të hyjë në xhenet

307.Njeriu i fundit që do të hyjë në xhenet

I dërguari salAllahu alejhi ue selem na tregon për njeriun e fundit, i cili del nga zjarri dhe hynë në xhenet, na tregon dialogun që do të zhvillohet mes tij dhe Zotit dhe mirësitë me të cilat Allahu e nderon atë.Transmetohet nga Abdullah ibn Mesudi ( r.a.) se dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Unë e di njeriun e fundit që del nga zjarri dhe i fundit do të futet në xhenet, është një njeri që del nga zjarri duke u zvarritur dhe Allahu i thotë atij:“Shko dhe futu ne xhenet“.Kur ai vjen aty i duket sikurse eshte plotë, kthehet dhe thotë:“O Zot, e gjeta plotë”.I thotë Allahu i Lartësuar:“Shko dhe futu ne xhenet, ti aty e ke sa dynjaja dhe sa dhjetë herë sa ajo!“I thotë ai:”A përqeshesh me mua dhe Ti je Mbreti?!”(Tha Abdullah ibn Mesudi):“Qeshi i dërguari i Allahut derisa iu duken dhëmballët e tij.

Transmetohet nga Abdullah ibn Mesudi (r.a.) se i dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Njeriu i fundit qe hyn ne xhennet është një njeri që herë ecen dhe herë rrezohet dhe një herë tjetër e godet vala e zjarrit,e kur ta kalojë atë, kthehet nga ai dhe thotë:“I Madhëruar qoftë ai që me shpëtoi nga ti. Allahu mua me dhuroi diçka që nuk i dhuroi as të parëve dhe as atyre pas meje”.Atëherë i paraqitet atij një pemë dhe thotë:”O Zot me afro afër asaj peme që të hy nën hijën e saj dhe të pi nga uji i saj“. Allahu i
Lartësuar i thotë:”O Bir i Ademit, nëse do ta dhuroj atë a do të me kërkosh tjetër?“I thotë:”Jo o Zot”.Dhe i premton se nuk do t`i kërkoj diç tjetër.Tha Muahmedi salAllahu alejhi ue selem:”Zoti i tij i Lartë ia pranon atij faljën sepse i paraqet gjëra që nuk mund të ketë durim nga ato, kështu Ai e afron afër saj, hyn nën hijen e saj dhe pi nga uji i saj, pastaj i paraqitet atij një pemë edhe më e bukur se e para dhe ai thotë:“O Zot më afro tek ajo peme që të pi nga ajo dhe të hy nën hijën e saj, nuk do të kërkoj
tjetër:“Allahu i thotë:”O Biri i Ademit, a nuk me premtove se nuk do të më kërkosh tjetër?“Dhe i thotë:”Sikur të afroj tek ajo a do të me kërkosh prapë?” Ai i premton atij falje sepse i paraqet gjëra që nuk mund të ketë durim nga ato, kështu që e afron tek ajo dhe ai hyn nën hijen e saj dhe pi nga uji i saj.Pastaj i paraqitet nje pemë tek dera e xhenetit, e cila është më e mirë se dy të parat.Njeriu i thotë:”O Zot, më afro të futem tek ajo që të hy nën hijën e saj dhe të pi nga uji i saj, dhe nuk do të kërkoj tjetër”.Allahu i thotë:“O biri i Ademit, a nuk me premtove se nuk do të me kërkosh tjetër?”I thotë o Zot:”Nuk do të kërkoj tjetër”.Zoti i tij i pranon faljen sepse i paraqet gjëra që ai nuk mund të duroj nga ato, kështu që e afron tek ajo.Kur të afrohet aty ai dëgjon zërat e banorëve të xhenetit dhe thotë:“O
Zot, me fut aty”.I thotë Allahu:”O bir i Ademit çfarë të kënaq, a je i kënaqur të të jap sa bota dhe një herë sa ajo?”Thotë:”O Zot, a po përqeshesh me mua dhe Ti je Zot i botërave?”Me këtë rast qesh Ibn Mesudi dhe thotë:”A nuk me pyesni përse po qesh?”I thane:”Perse po qesh?”Keshtu qeshi dhe i derguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem.I thanë:”Përse qeshe o i dërguari iAllahut?Tha:“Nga të qeshurit e Zotit të botërave.Kur ai i tha:”A përqeshesh me mua dhe Ti je Zot i botërave?”Allahu i thote:”Une nuk
përqeshem me ty, por Unë bej çfarë dëshiroj“. Transmeton Muslimi

Libri:Akidetu Et­-Tiflul Muslim

Autori:Shejh Mahmud El-­Misri
Përktheu :Hoxhë Lulzim Kabashi

Check Also

Trafiku i rënduar, në të ardhmen, transporti me dron

Një shoqëri dronesh për pasagjerë konfirmon se e ka gjetur zgjidhjen në lidhje me trafikun …