Home / Feja / 2 Dobite qe ka ngrenia e syfyrit…

2 Dobite qe ka ngrenia e syfyrit…

1) Ngrënia e syfyrit është bereqet:

Transmetohet nga Selmani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Bereqeti gjendet në tri gjëra: Në të ngrënurit bashkë, në të ngrënurit e qullit dhe në të ngrënurit e syfyrit.”[2]

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Me të vërtetë Allahu e ka vënë bereqetin në syfyr dhe në kandar.”[3]

Abdullah ibën el Harith transmeton nga një prej shokëve të Pejgamberit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se ka thënë: Hyra tek i Dërguari (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i cili ishte duke ngrënë syfyr dhe ai tha: “Ky është Bereqeti-mirësia që Allahu ua ka dhuruar juve, andaj mos e humbni atë.”[4]

Fakti i të qënurit e syfyrit bereqet është diçka e dukshme, pasi që ai është pasim i Sunnetit dhe e forcon robin për agjërim, i jep kurajo frymëdhënse për atë se largon vështërsinë nga agjëruesi dhe e nxit atë që të agjërojë sa më shumë. Në ngrënien e syfyrit ka edhe kundërshtim të ithtarëve të librit, të cilët nuk hanë syfyr, dhe për këtë shkak, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka quajtur syfyrin si ushqim i bereqetshëm, siç është përmendur edhe në dy hadithet e el Irbad ibën Sarije dhe të Ebi Darda (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!) : “Ejani – ngrihuni në ngrënien e bereqetshme; d.m.th. në ngrënien e syfyrit.”[5]

2) Allahu fal dhe melekët e Tij bëjnë lutje për ata që hanë syfyr

Ndoshta bereqeti më i madh i syfyrit është se Allahu i lartësuar i përfshin me falje ata që ngrihen në syfyr dhe hedh mbi ta Mëshirën e Tij, ndërsa melekët e Mëshiruesit kërkojnë falje për ta dhe i luten Allahut që t’ua fshijë gjynahet atyre, ashtu që të jenë prej të liruarëve të Mëshiruesit nga Zjarri në muajin e Kuranit.

Ebu Seid el Hudri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Ngrënia e syfyrit është bereqet, ndaj mos e lini atë, qoftë edhe me pirjen e një gllënke ujë, sepse Allahu i fal dhe melekët e Tij bëjnë lutje për ata që hanë syfyr.”[6]

Kështu që, muslimani nuk duhet ta humbasë këtë shpërblim të madh nga Zoti i Gjithëmëshirshëm, e syfyri më i mirë për besimtarin janë hurmat (arabe).

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Syfyri më i mirë për besimtarin janë hurmat.”[7]

E nëse ndokujt nuk i gjenden hurma, atëherë të bëjë syfyr qoftë edhe me një gllënkë ujë, siç e thamë më sipër dhe në bazë të fjalës së të Dërguarit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!): “Bëni syfyr qoftë edhe me një gllënkë ujë.”[8] [2]Transmeton Et Tabarani në “el Kebir” dhe Ebu Nuajm në “Dhikër Ehbar Esbahan” (1/57); nga Selman el Farisi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!).
Senedi i tij është i mirë –hasen, nga hadithet që dëshmojnë për të.

[3]Transmeton esh Shirazi në “el Elkab”, gjithashtu edhe në “Xhamiu Es Sagir” (1715), dhe el Hatib në “el Muvedih” (1/263); nga Ebu Hurejrja me të njëjtin zinxhir të hadithit të mësipërm….
Edhe ky është gjithashtu hasen- i mirë me dëshmitarët e tij, nga të cilët është edhe hadithi i mësipërm.

[4]Transmeton Nesai (4/145) dhe Ahmedi (5/270), me sened të saktë….

[5]Hadithin e el Irbadit e transmeton Ahmedi (4/126), Ebu Daudi (2/303) dhe Nesai, (4/145); nga transmetimi i Junus ibën Sejf; nga el Harith ibën Zijad; nga Ebi Rehm; nga el Irbad .
Por ky El Harith nuk është i njohur.
Ndërsa hadithin e Ebi Derdas e transmeton Ibën Hibani (223); nga transmetimi i Amër ibën el Harith; nga Abdullah ibën Selam; nga Reshdin ibën Sead; prej tij.
Hadithi është sahih.

[6]Nxjerja e këtij hadithi është përmendur më parë.

[7]Transmeton Ebu Davudi (2/303), Ibën Hiban (223), el Bejhakiu (4/237) nga Muhamed ibën Musa nga Sa’eid el Mekberi nga Ebi Hurejra, me zingjir të saktë.

[8]Nxjerja e këtij hadithi është përmendur më parë.

Shkeputur nga Libri: “Sifetu Saumi en Nebijfi Ramadan”
Autorë: Selim ibën Ijd el Hilali Ali Hasen Ali Abdulhamid…

Check Also

Çdo i katërti fluturim në Zvicër ka vonesa

Çdo i katërtti aeroplan zviceran këtë verë ishte vonuar së paku 16 minuta. Si rezultat, …