Home / Feja / 10 Gjërat që çdo musliman duhet t’i dijë për Profetin Muhammed (sal Allahu alejhi we selem)!?

10 Gjërat që çdo musliman duhet t’i dijë për Profetin Muhammed (sal Allahu alejhi we selem)!?

10 Gjërat që çdo musliman duhet t’i dijë për Profetin Muhammed (sal Allahu alejhi we selem)!?
1. Profesioni

Në një moshë të re, Profeti Muhammed (sal Allahu alejhi we selem) ishte bari. Pastaj, pas kësaj, ai bëhet një tregtar i suksesshëm. Pra, profesioni i profetit tonë ishte tregtia. Gjithashtu ai ka thënë se Allahu i jep shumicën e të ardhurave nga tregtia.

2. Besueshmëria

Ai ishte personi më i sinqertë dhe i besueshëm. Edhe jomuslimanët i ruanin gjërat e tyre tek ai. Për këtë arsye ai e mori titullin “Siddik dhe Emiin” i sinqert dhe i besueshëm.

3. Moderimi dhe Reformat Sociale

Jeta e tij na mëson rrugën e të qenit të moderuar. Siç e dimë të gjithë se çdo gjë është e tepërt është e dëmshme. Pra qdo gjë duhet ta bëjmë në kufij. Dhe kjo është mësimi i profetit tonë. Ne duhet të bëjmë drejtësinë shoqërore ashtu si ai e bëri në jetën e tij.

4. Falja

Falja ishte një nga cilësitë më të spikatura të Profetit Muhamed (sal Allahu alejhi we selem). Jo muslimanët bënë shumë gjëra të këqija me të, e kërcënuan, e rrahën dhe thanë gjëra të këqija për të, por i fali të gjithë. Sepse falja për të ishte më e mirë se sa hakmarrja.

5. E dënoi racizmin

Racizmi mund të shkatërrojë shoqërin, profeti ynë në fjalimin e tij të fundit tha se:”Gjithë njerëzimi është nga Ademi, arabi nuk ka epërsi mbi një jo arab, dhe jo arabi nuk ka epërsi mbi arabët, gjithashtu një i bardhë nuk ka superioritet mbi një të zi, dhe një i zi nuk ka superioritet mbi një të bardhë përveç në devotshmëri dhe veprave të mira “.

6. Njeri i dashur dhe familjar

Ai kishte një familje të dashur. Ai kishte punuar shumë me familjen e tij. Ai gjithashtu ju ndihmonte në punët e shtëpis familjes së tij dhe rrobat e tij i qepte vetë.

7. Mirësia me kafshët

Ai ishte i sjellshëm me të dy krijesat e Allahut, njerëzit dhe kafshët. Jeta e tij na mëson se kurrë nuk e ka goditur ndonjë kafshë sepse kafshët nuk mund të flasin dhe nuk mund ta shpjegojnë dhimbjen e tyre. Pra, ne duhet të jemi të sjellshëm me Kafshët.

8. Vula në letër

Ai përdorte vulën në letra kur u dërgonte letra personaliteteve të huaja. Ai mbante unazën që përbëhej nga tre fjalë Allahu, Resul dhe Muhamed që i bie Muhammedi është i dërguari i Allahut. Për të verifikuar se letra ishte prej tij.

9. Ishte mesatar

Ai ishte kundër ekstremistëve. Jeta e tij na mëson të mos bëjmë gjë të keqe në emër të Allahut. Islami na mëson paqen, e jo të luftën. Ne duhet të krijojmë shoqëri paqësore për të gjithë njerëzimin.

10. Emri i tij

Emri më i përhapur në botë është Muhammed. Dhe kuptimi i këtij emri është “i lavdëruar”.

Check Also

Video: Allahu ekber !!! A është e mundur kjo? me një frymë… Globi Islam

Allahu ekber !!! A është e mundur kjo? 😮 me një frymë… ☆ ☆