Home / Troje Shqiptare / Kosova / 1 miliard euro arrin borxhi i Kosovës

1 miliard euro arrin borxhi i Kosovës

Borxhi publik i Kosovës ka arritur shifrën e përgjithshme mbi një miliard euro. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, borxhi publik në vitin 2016, ishte 852.7 milionë euro ose 13.9 përqind më i lartë se në vitin 2015-të.

Por përkundër rritjes, ky nivel i borxhit e mbanë Kosovën në pozitën e vendit me shkallën më të ulët të borxhit publik, krahasuar me vendet e rajonit.

Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave, ka thënë për KosovaPress se borxhi është rritur gradualisht për dhjetë viteve e fundit.

“Kosova ka borxhin më të vogël publik, është një borxh i cili në qoftë se e masim gjatë dhjetë viteve që nga dita e shpalljes së pavarësisë deri më sot është një borxh që është rrit gradualisht, i cili e kap vlerën e 998 milionë euro, ose kthyer në përqindje kap 15.6 % të GDP-së, që është një borxh që ende është i ulët krahasuar me normën të cilën e parasheh ligji“, tha Rafuna.

Sipas tij, ligji për borxhin publik e parasheh që ky borxh mund të shkojë deri në 40 % të Bruto Produktit Vendor, ndërsa thotë se borxhi është i trashëguar nga viti 2008-të.

Ai ka shtuar se nëse menaxhohet mirë nuk paraqet ndonjë rrezik.

“Borxhin e kemi trashëguar në fillim të viteve 2008-2009-të, pas shpalljes së pavarësisë dhe pas anëtarësimit në Bankën Botërore. Që nga ajo periudhë ka filluar për arsye se kemi trashëguar disa borxhe nga Banka Botërore, kështu që është rrit gradualisht por ende është në masën shumë të ulët…. Rrezik asnjëherë nuk ka në qoftë se menaxhohet në mënyrë të mirë siç është duke u menaxhuar tani. Në qoftë se merret një borxh i cili më pas investohet dhe ai borxh ose ajo kredi kthehet në zhvillim ekonomik, asnjëherë nuk paraqet problem për ta menaxhuar“, tha Rafuna.

Ish-ministri i financave, tash shef i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se sa ishte në Qeveri kanë ndërruar ligjin në mënyrë që të mos ketë mundësi asnjë qeveri të hy shpejt në borxh publik i cili mund të jetë në të ardhmen barrë për buxhetin e shtetit.

“Tek borxhi publik ne e kemi bërë sa kemi qenë në Qeveri ndërrimin e ligjit dhe e kemi futë atë klauzolë të investimeve në mënyrë që të mos ketë mundësi asnjë qeveri që të hy shpejt në borxh publik i cili mund të jetë në të ardhmen barë për buxhetin e shtetit. Normalisht me ligjin ekzistuese ne e kemi të kufizuar me 40 % po me këtë klauzolë investimeve ne e kemi kufizuar edhe në maksimumin në 30 % në 10 vitet e ardhshme ose nga 2 % çdo vit sa mund të rritet borxhi publik. Ajo që mbetet të punohet në këtë drejtim në rregullimin, zhvillimin, implementimin më të mirë të këtyre stabilizatorëve ekonomik. Atëherë u patëm munduar që ta diversifikojmë pak borxhin publik ta balancojmë mes huazimit të brendshëm dhe atë të jashtëm”, tha Hoti.

Ndërsa, anëtari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani, thotë se Kosova llogaritet si vendi që nuk ka shumë borxh publik. Jemi diku 14 deri në 15 % të Bruto Produktit Shoqëror që konsiderohet që është në limitet e ulëta të borxhit publik.

“Fatmirësisht Kosova llogaritet si vendi që nuk ka shumë borxh publik. Ne jemi diku 14 deri në 15 % të Bruto Produktit Shoqëror që konsiderohet që jemi në limitet e ulëta të borxhit publik. Shumë projekte janë marrë për investime kapitale sidomos këto të fundit për ndërtimin e disa rrugëve, për ndërtimin e impianteve, për pastrimin e ujërave, që ishte kjo e fundit me franceze dhe disa projekte që janë të domosdoshme të cilat nuk kemi mund me i mbulua me buxhet të Kosovës. Po ajo që është shumë e rëndësishme projektet kryesore, projektet më të mëdha të infrastrukturës rrugore janë mbulua me mjetet nga buxheti i Kosovës”, tha ai.

Ndryshe sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, në fund të vitit 2009, është miratuar Ligji për Borxhin Publik që i mundëson Qeverisë së Kosovës të hyjë në obligime kreditore për të financuar deficitin eventual buxhetor, si dhe i bënë të mundur emetimin e letrave me vlerë. Në bazë të këtij ligji, borxhi publik i Kosovës nuk mund të kalojë shumën prej 40 përqind të PBB-së.

Check Also

Video: 1 O ti Pejgamber, qëndro i fortë në besnikëri ndaj All-llahut, e mos i përfill j…

1 O ti Pejgamber, qëndro i fortë në besnikëri ndaj All-llahut, e mos i përfill …