Home / Troje Shqiptare / Kosova / ​Zhgënjen Albin Kurti, kërkon falje për deklaratat anti sioniste të Visar Korenicës

​Zhgënjen Albin Kurti, kërkon falje për deklaratat anti sioniste të Visar Korenicës

Ish-kryetari Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se partia e tij e ka qortuar kandidatin e VV’së për kryetar të Rahovecit, Visar Korenica, për deklaratat e tij kunder terrorizmit sionist te Izraelit.

“Ne e qortuam kandidatin tonë në Rahovec, kurrë nuk do ta përsërisë një gjë të tillë”, ka thënë Kurti.

Deklaratat e kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Rahovecit, Visar Korenica, për zhdukjen e Izraelit dhe kthimin e Palestines, i ka komentuar deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ish-lideri i VV’së ka pretenduar se deklarata e Korenicës është e gabuar dhe e padrejtë.

“Kjo deklaratë është e gabuar dhe e pa drejtë, nuk është dashur të thuhet. Ne e kemi qortuar për deklarata e tij dhe kjo nuk do të përsëritët më. Ne këtë qortim e kemi bërë në takime me të. Ai ka treguar qëndrimin e tij dhe është penduar. Ai ka thënë se ketë deklaratë e ka bërë nga zemërimi dhe se tash nuk e ka këtë qëndrim. Unë besoj në ndryshimin e njeriut”, ka thënë Kurti në KTV.

Kurti ka kërkuar edhe falje për deklaratat që i ka bërë Korenica.

“Ne kërkojmë ndjesë nëse qytetarët e Kosovës dhe të Izraelit janë ndier të ofenduar. Ata edhe më të drejt kanë mundur të jenë të fyer. Por ai ka shprehur pendesë dhe kjo gjë duhet të harrohet. Ne do ta përkrahim dhe ai do të jetë kandidat i yni për Rahovecin”, ka thënë Kurti.

Check Also

Të ecësh, për sport dhe shëndet

Të gjithë janë dakord që për të qenë në formë dhe shëndet kemi nevojë të …